Aktualitet

"Domaini i rrezikshëm po përdor emrin e Postës Shqiptare", AKSK: Mos bini pre e mashtrimeve online! Mos jepni në asnjë rast të dhënat tuaja bankare

Sipas njoftimit kjo skemë është përpjekje për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, njësoj si rastet e mëparshme që janë hasur nga imitues të Postës Shqiptare.

8 Qershor 2025, 17:26 Nga N.F
"Domaini i rrezikshëm po përdor emrin e Postës
foto

TIRANË-  Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK ka zbuluar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme që vinin në emër të Postës Shqiptare. AKSK bën me dije se është dërguar për bllokim kjo faqe e dyshimtë pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Sipas njoftimit kjo skemë është përpjekje për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, njësoj si rastet e mëparshme që janë hasur nga imitues të Postës Shqiptare. AKSK ka bëre thirrje që të mos jepen në asnjë rast dhënat bankare në rast se shihen forma të dyshimta. 

Njoftimi  Autoritetit për Sigurinë Kibernetike

KUJDES: Mos bini pre e mashtrimeve online! Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare. Domaini i rrezikshëm është raportuar dhe dërguar për bllokim te AKEP.

Kjo fushatë nuk ka lidhje me një aktor të sponsorizuar specifik, por është një tjetër përpjekje për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, njësoj si rastet e mëparshme që janë hasur nga imitues të Postës Shqiptare. Kujdes! Mos jepni në asnjë rast të dhënat tuaja bankare apo të kartës përmes formave të dyshimta! AKSK vijon monitorimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet përgjegjëse për të parandaluar çdo përpjekje për mashtrim digjital.

"Domaini i rrezikshëm po përdor emrin e Postës

akep aksk

Sondazh

Poll