8 Qershor 2025, 14:39
Nga r.ll
foto ilustruese
IRAN- Transmetuesi shtetëror i Iranit, IRIB ka raportuar për atë që e ka përshkruar si një prej “operacioneve më të mëdha të inteligjencës” në histori kundër Izraelit, duke pretenduar se inteligjenca iraniane ka siguruar një mori “dokumentesh sensitive” – përfshirë mijëra që lidhen me projektet dhe qendrat bërthamore izraelite – prej brendësisë së territorit izraelit.
Televizioni e ka ndërprerë programin e rregullt më 7 qershor për të bërë të ditur këtë lajm. Në të është thënë se operacioni ka përfshirë nxjerrjen e “informacioneve dhe dokumenteve strategjike dhe të ndjeshme me bollëk” nga Izraeli, duke cituar “burime rajonale” të paidentifikuara.
Sipas raportimeve, dokumentet janë transferuar në Iran pas një periudhe, për të garantuar udhëtim të sigurt. IRIB ka thënë se sasia e materialeve është aq e madhe sa që analizimi i tyre do të marrë kohë të konsiderueshme. Transmetuesi i ka lidhur edhe arrestimet e fundit të dy shtetasve izraelitë - Roy Mizrahi dhe Almog Atias – me këtë operacion të inteligjencës.
Ndonëse arrestimet e Mizrahit dhe Atiasit janë konfirmuar, në publik nuk janë ofruar dëshmi të pavarura për të vërtetuar pretendimin e IRIB-it për nxjerrje masive të dokumenteve të lidhura me çështje bërthamore. Autoritetet izraelite nuk kanë raportuar në këtë drejtim. Këto pretendime vijnë gjashtë vjet pas një operacioni të profilit të lartë të inteligjencës izraelite brenda Iranit.
Më 2018, agjentët e Mossadit kanë vjedhur gati 100.000 dokumente prej një qendre sekrete në Teheran, duke kuptuar në hollësi për programin e fshehur të Iranit për armët bërthamore. Dokumentet janë verifikuar nga ekspertët ndërkombëtarë dhe janë publikuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, çka duket se ka kontribuuar në tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga pakti bërthamor i vitit 2015, i nënshkruar nga Teherani dhe fuqitë botërore.
Pretendimi i fundit iranian – qoftë kredibil apo i ekzagjeruar – tregon për intensifikim të aktivitetit të spiunimit brenda Izraelit në vitin e fundit. Agjencia izraelite Shin Bet ka raportuar për rritje të komploteve të spiunazhit të drejtuara nga Irani, me më shumë se 30 izraelitë të arrestuar për dyshime se kanë punuar në emër të Iranit.
Irani dhe Izraeli janë përfshirë në konflikte në hije për vite, duke përfshirë sulmet kibernetike, vrasjet e shënjestruara, operacionet me dronë dhe aktet e sabotazhit. Teherani akuzon Izraelin se është mbrapa vrasjeve të disa shkencëtarëve bërthamorë iranianë, derisa Izraeli akuzon Iranin për përkrahje të grupeve militante rajonale dhe për orkestrim të sulmeve ndaj interesave izraelite jashtë shtetit.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli – që konsiderohet shteti i vetëm i Lindjes së Mesme me armë bërthamore – janë në krye të akuzave të Perëndimit që Irani synon të ketë program bërthamor. Irani hedh poshtë këto akuza, duke thënë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllim civile./REL
iran izrael
Bota
8 Qershor 2025, 14:13
E. D
pamje nga protesta
SHBA- Disa persona u arrestuan në Los Angeles të shtunën për rezistencë ndaj arrestimeve nga Zyra&nb...
Bota
8 Qershor 2025, 14:07
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Presidenti Donald Trump vlerësoi punën e Gardës Kombëtare të Los Anxhelosit në shuarjen ...
Bota
8 Qershor 2025, 12:29
E. D
Papa Leoni XIV
VATIKAN- Papa Leoni XIV ka kritikuar ashpër daljen në skenë të lëvizjeve politike nacionaliste dhe mendësin&eu...
Bota
8 Qershor 2025, 12:15
E. D
Errol Musk
MOSKË- Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë ...
Bota
8 Qershor 2025, 11:43
E. D
pamje nga vendi i ngjarjes
MOSKË- Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në qytetin Pushkino, në periferi të&nb...
Bota
8 Qershor 2025, 11:32
r.ll
elefanti
TAJLANDË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një market në Tajlandë, ku një elefant ka hyrë brenda...
Bota
8 Qershor 2025, 11:39
E. D
foto ilustruese
ITALI- Italianët do të votojnë dy ditë – nisur nga dita e diel në referendumet që do t’ua leht&eu...
Bota
8 Qershor 2025, 11:10
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme...
Bota
8 Qershor 2025, 10:50
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Stresi dhe izolimi i pandemisë ka lënë plagë sociale dhe emocionale që tashmë po shihen tek fëm...
Bota
8 Qershor 2025, 10:27
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Një burrë nga Gjermania e drogoi dhe përdhunoi gruan e tij për të paktën 15 vjet, filmoi ...