Aktualitet

Ra nga kati i gjashtë i pallatit në Yzberisht/ Ndërron jetë në spital 14-vjeçari

Sipas policisë, i mituri ka rënë nga tarraca e pallatit ku banonte tezja e tij. Pas ngjarjes ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra.

8 Qershor 2025, 13:06 Nga E. D
Ra nga kati i gjashtë i pallatit në Yzberisht/ Ndërron jetë
foto ilustruese

TIRANË- 14-vjeçari i cili një ditë më parë ra nga tarraca e një pallati në zonën e Yzberishtit, ka ndërruar jetë në spital. Sipas policisë, i mituri ka rënë nga tarraca e pallatit ku banonte tezja e tij. Pas ngjarjes ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra. Ndërkohë, Policia kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë së rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 07.06.2025, në Yzberisht, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e tarracës së pallatit ku banon tezja e tij një i mitur 14 vjeç. Si pasojë, 14-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

policia

Sondazh

Poll