Aktualitet

Zjarri në fushën e mbetjeve/ Nis procedimi për drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit në bashkinë e Vlorës, nën hetim dhe 4 të tjerë (EMRAT)

Në njoftim thuhet se kët persona kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.

8 Qershor 2025, 11:50 Nga r.ll

Zjarri në fushën e mbetjeve/ Nis procedimi për drejtorin e

VLORË- Pesë persona janë proceduar penalisht lidhur me zjarrin masiv që përfshiu një ditë më parë fushën e mbetjeve në Vlorë.

Sipas policisë janë referuar materiale në Prokurori për Francesko Tozajn me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë; Alpin Skëndaj, përgjegjës i Bordit të Kullimit; Luan Dalipaj, Endrit Delaj dhe Daniel Islamaj, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit. 

Në njoftim thuhet se personat e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.

NJOFTIMI I POLICISË:

U referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.

Kryebashkiaku Ermal Dredha u shpreh dje se si pasojë e një ngjarje të përsëritur bashkia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë kallëzim penal për të gjitha hallkat që duhet të monitorojnë dhe kujdesen që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, përfshi edhe institucionet që varen nga bashkia. Ai tha se janë marrë masat e menjëhershme për mospërsëritjen e kësaj ngjarjeje të shëmtuar.

 

zjarr ne fushen e mbetjeve ne vlore francesko tozaj luan dalipaj alpin skendaj endrit delaj daniel islamaj

Sondazh

Poll