Aktualitet

Droga e kapur në Kapshticë/ Arrestohen pesë persona, katër prej tyre punonjës policie të kufirit

Sipas informacioneve gjatë kontrolleve të djeshme, u arrestua drejtuesi i mjetit ku u zbulua lënda narkotike, ndërsa katër punonjës policie të kufirit, mes tyre një përgjegjës turni, u vunë në pranga për shpërdorim detyre.

8 Qershor 2025, 11:17 Nga E. D
Droga e kapur në Kapshticë/ Arrestohen pesë persona, katër
kapshtice

KAPSHTICË- Pesë persona u arrestuan në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në pikën kufitare të Kapshticës një ditë më parë. Mes të arrestuarve katër pre tyre janë punonjës policie. Gjithashtu nga operacioni u sekuestruan gjashtë kilogramëve heroinë.

Sipas informacioneve gjatë kontrolleve të djeshme, u arrestua drejtuesi i mjetit ku u zbulua lënda narkotike, ndërsa katër punonjës policie të kufirit, mes tyre një përgjegjës turni, u vunë në pranga për shpërdorim detyre. Droga është gjetur brenda një automjeti duke dalë në kufi.

Gjithashtu çështja mësohet se ka qenë nën hetim prej rreth 2-3 vitesh, pasi dyshohej për disa persona të lidhur me transportimin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

AMP arreston 4 punonjës policie dhe një shtetas në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë të dyshuar për shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës policie dhe një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Komisar Y. D., me detyrë Përgjegjës Turni në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Inspektor F. B., me detyrë Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Inspektor L. H., me detyrë Trupë Shërbimi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Inspektor D. M., me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në dalje të Pikës së Kalimit Ku…

kapshtice

Sondazh

Poll