Aktualitet

Konflikti mes komshinjve në Tiranë degradon në të shtëna me armë zjarri, plagoset në këmbë 31-vjeçari, autori në kërkim

 Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarje dhe po kryejnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. 

8 Qershor 2025, 08:37 Nga r.ll
Konflikti mes komshinjve në Tiranë degradon në të
foto ilustruese

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar rreth një orë më parë në zonën e Alliasit në kryeqytet. Sipas informacioneve zyrtare, gjatë një konflikti për motive te dobëta, një 38-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri komshiun e tij, 31-vjeç.

Ky i fundit është plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarje dhe po kryejnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

te shtena ne tirane plagosje ne tirane

Sondazh

Poll