Sport

Endërra e Juves për Osimhen venitet: pothuajse mbaroi me Al Hilal… Vlahovic drejt Fenerbahçes

Tudor duhet ta harrojë nigerianin, por me paratë e përfituara nga serbi ai do të synojë një sulmues të ri…

7 Qershor 2025, 14:30 Nga DOSJA
Endërra e Juves për Osimhen venitet: pothuajse mbaroi me Al

ITALI - Victor Osimhen ka pranuar ofertën nga arabët e Al Hilal të Simone Inzaghit. Nga ana tjetër, është e vështirë t'i thuash “Jo” një kontrate katërvjeçare me vlerë 35 milionë.

Vullneti i lojtarit është i qartë, por mungon një marrëveshje me Napolin, ekipin që zotëron kontratën e nigerianit, i cili është kthyer nga një huazim te klubi turk Galatasaray. Diferenca midis tarifës së lirimit, 75 milionë, dhe ofertës arabe është minimale dhe, në fund, transferimi do të ndodhë.

Prandaj, Osimhen ka pranuar të kalojë në Ligën Saudite pas dy refuzimeve. Megjithatë, kur mbërriti oferta e fundit, ai nuk kishte më dyshime.

Juve, e vetëdijshme se operacioni për nigerianin do të ishte kompleks, ka kohë që është duke kërkuar emra të tjerë. Megjithatë, para së gjithash, duhet të mendojë për shitje.

Vlahoviç, për shembull, po largohet dhe, duke folur për Turqinë, Fenerbahçe ka bërë një ofertë për serbin prej 30 milionësh që bardhezinjtë po e vlerësojnë seriozisht. Për sulmuesin do të kishte një propozim për pagë prej rreth 10 milionësh në vit.

Një situatë, shkurt, që do të ishte e mirë për të gjitha palët e përfshira. Ndërkohë, Juve vazhdon kërkimin për sulmuesin e ri. Pasi ka marrë miratimin nga PSG për zgjatjen e kontratës së Kolo Muani për Kupën e Botës për Klube, ende ka në shënjestër tre sulmues ndërkombëtarë: David, Retegui dhe Gonçalo Ramos.

B.T (Dosja.al)  

Sondazh

Poll

Sport 7 Qershor 2025, 11:45

E gjithë Kosova drejt Tiranës…

TIRANE - Shqiptarët e Kosovës janë nisur të shumtë, që në orët e para të mëngjesit duke krijuar një flu...