Sport

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, trajneri Sylvinho surprizon me treshen e sulmit…

hqipëria, sot, në orën 20:45 në “Air Albania” luan përballë Serbisë duelin më të rëndësishëm të Grupit K, në kualifikueset e Botërorit 2026.

7 Qershor 2025, 12:30 Nga DOSJA

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, trajneri Sylvinho surprizon

TIRANE - Trajneri Sylvinho ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore, teksa në konferencën për mediat, ai u shpreh se e ka gati formacionin që do të hedhë në fushë mbrëmjen e nesërme.

Siç mëson gazetari i Top Channel, Endi Tufa, rreshtimi pritet të jetë 4-3-3, me Strakoshën në portë, ndërsa në mbrojtje Gjimshiti dhe Ajeti, të cilët do të mbulohen nga krahët nga Hysaj e Mitaj.

Në mesfushë është treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa në sulm pritet një ndryshim “rrënjësor”.

Krahët mund të mbulohen nga Broja dhe Arbër Hoxha, ndërsa maja e sulmit pritet t’i besohet Mirlind Dakut, duke lënë në stol treshen Bajrami-Asani-Manaj (ky i fundit është shfaqur me disa probleme shëndetësore në seancat e fundit stërvitore).

Gjithsesi, ashtu siç tha dhe Sylvinho, formacioni i tij titullar është gati dhe do ta publikojë nesër vetëm një orë përpara startit të ndeshjes.

Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë për sfidën ndaj Serbisë:

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, trajneri Sylvinho surprizon

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Qershor 2025, 11:45

E gjithë Kosova drejt Tiranës…

TIRANE - Shqiptarët e Kosovës janë nisur të shumtë, që në orët e para të mëngjesit duke krijuar një flu...