Sport

“Lufta ka mbaruar”, ish-kapiteni mesazh futbollistëve të Kombëtares: “Kosova është e jona, tani luani futboll!”...

Ish-kapiteni kuqezi, Mërgim Mavraj ka motivuar djemtë kuqezi të Kombëtares për ndeshjen e mbrëmjes së sotme përballë serbëve.

7 Qershor 2025, 11:15 Nga DOSJA

“Lufta ka mbaruar”, ish-kapiteni mesazh futbollistëve të

TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Serbinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm një reagim ka ardhur edhe nga ish-kapiteni kuqezi, Mërgim Mavraj. Ky i fundit ka motivuar djemtë kuqezi të Kombëtares për ndeshjen e mbrëmjes së sotme përballë serbëve.

“Çuna, lufta ka mbaruar. Kosova është e jona, përgjithmonë. Tani luani futboll”, shkruan ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj në rrjetet sociale.

“Lufta ka mbaruar”, ish-kapiteni mesazh futbollistëve të

Kujtojmë se Mavraj e mbajti për 50 ndeshje veshur fanelën e Kombëtares. Ish-mbrojtësi shënoi edhe tre gola ku më i rëndësishmi ishte ndaj Armenisë. Mavraj tundte rrjetën në fitoren 2-1 ndaj Armenisë, për të siguruar 3 pikë të arta në rrugëtimin drejt Europianit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll