Bota

"Ai nuk është impulsiv apo i zemëruar!" Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Vance: Jam krenar që qëndroj në krah Presidentit

J. D. Vance mbështetur hapur liderin republikan dhe hedhur poshtë çdo aludim për përçarje mes tyre.

6 Qershor 2025, 20:22 Nga M.B

 

"Ai nuk është impulsiv apo i zemëruar!" Krisja e
Donald Trump, Elon Musk dhe JD Vance

SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka reaguar për herë të parë pas krisjes së marrëdhënies mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk. J. D. Vance mbështetur hapur liderin republikan dhe hedhur poshtë çdo aludim për përçarje mes tyre.

Musk, në një nga postimet e tij në platformën X, kishte sugjeruar zëvendësimin e Trump-it me Vance si president, një koment që u interpretua si një “flirt politik” me zëvendëspresidentin. Por Vance e ka refuzuar qartë këtë ide. Në një tjetër reagim në rrjete sociale, ai akuzoi mediat për përhapje të gënjeshtrave mbi karakterin e presidentit Trump.

“Presidenti Trump ka bërë më shumë se kushdo tjetër në jetën time për të fituar besimin e kësaj lëvizjeje që ai udhëheq. Jam krenar që qëndroj në krah të tij. Një nga gënjeshtrat më të mëdha është se ai është impulsiv apo i zemëruar. Kushdo që e ka parë të veprojë nën presion, e di se kjo është e pavërtetë,” shkroi Vance.

jd vance

Sondazh

Poll