Bota

Trump hedh poshtë aludimet se do të ketë bisedë telefonike me Musk: Nuk kam ndërmend të flas me të, i ka ikur mendja!

Bashkëpunëtori i ngushtë i Donald Trump, Steve Bannon, deklaroi se kontratat e Teslës me shtetin amerikan duhet të anulohen dhe ai bëri thirrje për deportimin e tij.

6 Qershor 2025, 14:53 Nga N.F
Trump hedh poshtë aludimet se do të ketë bisedë telefonike
Trump

SHBA- Presidenti amerikan ka hedhur poshtë raportimet se ai do të zhvillojë një bisedë telefonike më Elon Musk.  Sipas asaj që i tha ABC-së, Trump nuk ka ndërmend të flasë me ish- bashkëpunëtorin e tij të ngushtë. Në fakt, ai nuk u kufizua vetëm duke thënë se Elon ka humbur mendjen.

Grindja midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe manjatit Elon Musk duket se është pa kufij, pak ditë pas "divorcit" të tyre zyrtar. Bashkëpunëtori i ngushtë i Donald Trump, Steve Bannon, deklaroi se kontratat e Teslës me shtetin amerikan duhet të anulohen dhe ai bëri thirrje për deportimin e tij.

"Duhet të ketë një hetim formal mbi statusin e tij të emigracionit, sepse besoj fuqimisht se ai është një emigrant i paligjshëm dhe duhet të deportohet menjëherë", tha Bannon në një telefonatë me gazetën The Neë York Times.

Analistët nuk mund të parashikojnë ndikimin e kësaj grindjeje midis manjatëve, por ata vërejnë se ajo krijon një cikël të ri pasigurie, i cili do të ketë ndikime të vogla ose të mëdha në ekonomi.

musk trump

Sondazh

Poll