Bota

"Ligji është i shkëlqyer dhe do të kalojë!" Akuzat e Elon Musk, Trump: Asgjë nuk më habit, jam i fokusuar te suksesi ekonomik

Trump ka komentuar indirekt krisjen e raportit me Elon Musk, duke deklaruar se nuk e habitin aspak akuzat e miliarderit. 

6 Qershor 2025, 18:05 Nga M.B
"Ligji është i shkëlqyer dhe do të kalojë!"
Elon Musk dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për New York Post, shmangu komentet personale për Elon Musk dhe zgjodhi të flasë për zhvillimet pozitive në ekonomi. Trump ka komentuar indirekt krisjen e raportit me Elon Musk, duke deklaruar se nuk e habitin aspak akuzat e miliarderit. 

“Asgjë nuk më habit, asgjë,” tha Trump, duke iu referuar kritikave që Musk bëri ndaj tij, të cilin e quajti dikur bashkëpunëtor të afërt. Presidenti u shpreh optimist për situatën ekonomike, duke theksuar se tregjet janë në rritje, vendet e punës po shtohen dhe përqindjet e tij në sondazhe janë rekord.

Përplasja mes dy figurave erdhi pas kundërshtimit të Muskut ndaj ligjit “Një Ligj i Madh dhe i Bukur”, të mbështetur nga Trump, i cili parashikon një shtesë prej 3 trilionë dollarësh në deficitin federal gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Trump, megjithatë, mbrojti iniciativën ligjore, duke thënë se ajo do të miratohet dhe do të sjellë përfitime për të gjithë, përfshirë edhe vetë Musk.

“Ligji është i shkëlqyer dhe do të kalojë. Sot kemi rritje të vendeve të punës dhe bursa u ngjit me 600 pikë. Kjo është puna ime,” tha presidenti amerikan.

donald trump

Sondazh

Poll