Art&Argëtim

Luks i shfrenuar me Bentley 250 mijë € të vjedhur, Morena Taraku përballet me pronarin gjerman (FOTO)

24 Janar 2020, 11:27 Nga DOSJA
Luks i shfrenuar me Bentley 250 mijë € të vjedhur, Morena Taraku

KOSOVË– Modelja Morena Taraku ka ardhur sërish në vëmendje, me makinën e saj, që kap vlerën marramendëse, rreth 250 mijë euro. Vetura tip “Bentley” të cilën Morena Taraku mendoi se e përvetësoi duke tentuar ta fuste si të re në Kosovë, është kthyer në Gjermani.

Burime për gazetën “Sinjali”, kanë bërë me dije se makina super luksoze më një vlerë prej 250 mijë Eurosh i është kthyer pronarit gjerman ditën e djeshme. Policia gjermane e kishte vënë makinën në kërkim ndërkombëtar, që bëri të mundur gjetjen dhe rikthimin në pronarin e caktuar.

Gjithashtu, gazeta “Sinjal”, ka siguruar dhe një dokument, që vërteton mashtrimin e Morena Tarakut, e cila tentoi ta kalojë makinën në doganën e Kosovës, pa paguar asnjë Lek, gjatë importimit, për ish-makinën e saj luksoze “Bentley”.

Në këtë dokument shkruhej se shuma prej 235 mijë Eurove, do të paguhej me një reklamim që do të kryente modelja. Nëse nuk kryhej ky detyrim deri pas një viti, Morena Taraku duhet të kryente pagesën e plotë.

Tre muaj më parë, në median rozë qarkulloi lajmi, se Morena Taraku po përballej me Prokurorinë, për shkak se makina e saj super luks “Bentley” 250 mijë eurosh, u kalua në doganë nëpërmjet mashtrimit. Dogana e Kosovës në një përgjigje konfirmoi se rastin e ka dërguar në Prokurori dhe se Morena është marrë në pyetje. 

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bentley luks i shfrenuar makine e vjedhur modelja kosovare morena taraku bentley luks i shfrenuar makine e vjedhur modelja kosovare morena taraku

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Janar 2020, 08:53

TIRANË– Moderatorja sportive, Viola Spiro është shfaqur në një intervistë për “Wake Up”, pas shumë kohësh që nuk e shihnim si të ftuar televizive. Ajo ka a...