Art&Argëtim

Zbulohet data dhe çmimi i kripur, ja sa duhet të paguani për një foto me Malumën! Koncerti i shumëpritur në Tiranë

24 Janar 2020, 10:57 Nga DOSJA
Zbulohet data dhe çmimi i kripur, ja sa duhet të paguani për

TIRANË– Këngëtari kolumbian Maluma, së shpejti do të mbajë koncert në Tiranë. Si pjesë e turneut të tij botëror, një nga këngëtarët më të kërkuar në botë, i cili numëron miliarda klikime në Youtube, do të zhvillojë një koncert në Tiranë në mes të Marsit.

Por, nëse shikojmë në faqen zyrtare të koncerteve që do të realizojë këngëtari në turneun e tij botëror, të këtij viti, mungon mundësia e blerjes së biletave për Shqipërinë. Madje në listën kryesore, Tirana nuk shfaqet fare.

Koncerti i tij i parë i fillim-turneut nis në Dubai me 14 shkurt, dhe i fundit daton më 2 prill në Mbretërinë e Bashkuar. Mes kësaj liste, Shqipëria nuk pikas ndër emrat e rënditur.

Por, nëse shkojmë në Meet & Greet, del fotoja promovuese e turneut të këngëtarit kolumbian, “Maluma World Tour, Tirana 14/03/2020”, duke caktuar datën e saktë, me një çmim të kripur për shqiptarët.

370 dollarë është çmimi i biletës, i cili përfshin një foto me këngëtarin dhe një suvenir zyrtar të tijin. Por nëse tenton të blesh një biletë Meet & Greet të del se ky opsion nuk përmbushet nëse nuk keni një biletë paraprakisht.

“Që Meet & Greet të jetë i vlefshëm ti duhet të kesh një biletë për koncertin, që të marrësh pjesë. Janë dy evente të pavarura”.

Që do të ketë një koncert, të këngëtarit me famë botërore, kjo është e sigurt, por se kur do të aktivizohet butoni për të blerë një biletë, mbetet enigmë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz biletat për malumën koncert maluma maluma tiranë biletat për malumën koncert maluma maluma tiranë

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Janar 2020, 08:53

TIRANË– Moderatorja sportive, Viola Spiro është shfaqur në një intervistë për “Wake Up”, pas shumë kohësh që nuk e shihnim si të ftuar televizive. Ajo ka a...