4 Qershor 2025, 21:46
Nga M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë i Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në vendin tonë. Bëhet me dije se rasti është identifikuar në një fermë të mbarështimit të dhive në fshatin Postribë, në Shkodër.
Sipas njoftimit, mostrat e marra nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve u bën thirrje gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave.
Në njoftim thuhet se në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366.
Njoftimi:
Rasti është identifikuar në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër. Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga laboratori referencë i Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.
Pas konfirmimit të rastit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren.
U bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave. Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366.
Theksojmë se Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, do të vijojë ndjekjen e situatës me seriozitet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo zhvillim.
bageti te imeta
Aktualitet
4 Qershor 2025, 21:21
M.B
Ilir Binaj
TIRANA- Ndërmarrja e paqes fiskale, por edhe premtimet në fushatën zgjedhore për falje gjobash, konfuzuan qytetarët n&e...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 21:18
E. D
foto ilustruese
Gani Shkalla, një qytetar nga Tirana tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka kërkuar që të z...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 21:14
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Thanas Gega, një qytetar nga Tirana, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në ...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 21:09
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një “mashtrim” me vendimet dhe ligjet për &ld...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 20:59
E. D
pamje nga vendngjarja
SPANJË- Një çift shqiptarë është arrestuar nga policia spanjolle, pasi kishin ngritur një plant...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 21:00
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Juria shpalli këtë të mërkurë fituesit e dy projekteve që do të rijet&e...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 19:44
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur në Uzinën e Ferrokromit (Albchrome) në E...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 19:08
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar e në orët e p...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 19:00
E. D
foto ilustruese
ERSEKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Qinam të Ersek&...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 18:25
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një aksient është regjistruar ditën e sotme në Tiranë ku një automjet ësht&e...