Bota

Në të shkruhej "Palestina e Lirë", turistët izraelitë i kërkojnë kamarieres në Kretë që të ndërrojë bluzën në mënyrë që t'i lënë bakshish

Ajo refuzoi dhe turistët u larguan pa lënë bakshish.

4 Qershor 2025, 08:22 Nga r.ll
Në të shkruhej "Palestina e Lirë", turistët
kamarierja

KRETË- Turistët izraelitë vizituan së fundmi një kafene në Heraklion të Kretës dhe i kërkuan një kamariereje të… ndërronte bluzën që kishte veshur.

Sipas një postimi nga Craft Beer – Kafeneion në Facebook, punonjësja e re mbante veshur një bluzë ku shkruhej "Palestina e Lirë" dhe turistët izraelitë i kërkuan asaj të ndërronte rrobat në mënyrë që t'i linin bakshish. Ajo refuzoi dhe turistët u larguan pa lënë bakshish.

Menaxhmenti i dyqanit mbajti një qëndrim në mbështetje të punonjëses me një postim në rrjetet sociale, në të cilin shkruan: "Jemi shumë me fat që e kemi Giotën në ekipin tonë. Ideologjitë nuk ndryshojnë me paratë ."

krete izrael palestine

Sondazh

Poll