Aktualitet

Detaje nga aksidenti i trefishtë në Elbasan/ 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Po ashtu bëhet e ditur se 30-vjeçari i cili ka marrë plagë në kokënë kokë është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

3 Qershor 2025, 18:48 Nga E. D
Detaje nga aksidenti i trefishtë në Elbasan/ 30-vjeçari me
pamje nga aksidenti

ELBASAN- Detaje të reja janë në lidhje me aksidentin e trefishtë në Elbasan. Sipas policisë, aksidenti rrugor ndodhi reth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”. Gjithashtu në aksident u përfshinë tre automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L. Po ashtu bëhet e ditur se 30-vjeçari i cili ka marrë plagë në kokënë kokë është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L.. Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll