Aktualitet

"Krerët e një prej 4 grupeve!" Operacioni anti-drogë me autoritetet e Finlandës/ Zbardhen EMRAT e 2 personave të arrestuar sot në Vlorë

Dyshohet se Luzaj dhe Seferaj janë krerët e një prej 4 grupeve të goditura.

3 Qershor 2025, 18:09 Nga M.B
"Krerët e një prej 4 grupeve!" Operacioni anti-drogë me
Foto ilustruese

VLORA- Mes 9 të arrestuarve në Shqipëri në kuadër të operacionit anti-drogë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e Finlandës, janë zbardhur emrat e dy personave të vënë në pranga në Vlorë. Mësohet se dy nga të arrestuarit janë Dorjan Luzaj dhe Geraldo Seferaj. Gjithashtu dyshohet se Luzaj dhe Seferaj janë krerët e një prej 4 grupeve të goditura.

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin antidrogë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e Finlandës. Në njoftim thuhet se pas krijimit të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë 18 muajve të hetimeve intensive, u përdorën metoda speciale të hetimit si; përgjime të komunikimeve telefonike apo regjistrime të fshehta fotografike, filmike apo video, në vende publike, si edhe janë shkëmbyer në kohë reale informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës.

SPAK thotë se gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shqiptarë dhe të huaj. Sipas SPAK, këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope.

Prokuroria e Posaçme thotë se droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzyar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.

operacion anto droge

Sondazh

Poll