3 Qershor 2025, 18:07
Nga M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se pas një hetimi disamujor, ka arritur të arrestojë 22 persona dhe të shkatërrojë një grup të krimit të organizuar të trafikimit me narkotikë.
“Personat janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘krim i organizuar’, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave. Veprat penale, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit ‘SkyECC’”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga autoritetet e drejtësisë, të cilat e kanë urdhëruar nisjen e hetimeve.
SkyECC është aplikacion mesazhesh të enkriptuara, në të cilin fitohet qasje përmes abonimit. Policia ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit, dhe në to janë bastisur 47 lokacione.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova të konsiderueshme materiale, lëndë narkotike, 129 vetura, para të gatshme, dhe janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë prej 500 mijë eurove. Në mesin e mallrave të sekuestruara janë edhe "nëntë orë dore të markave të njohura, 36 armë të llojeve të ndryshme, 1.569 fishekë të ndryshëm, 1.292 copë municione të ndryshme, një prese për paketimin e heroinës dhe kokainës, laptopë, telefona, usb dhe dokumente të ndryshme".
Operacioni, i ashtuquajtur "Qielli i Thyer", është mbështetur nga shkëmbimi efektiv i të dhënave me autoritetet e Belgjikës, Francës, Holandës dhe EUROPOL-it, i cili ka siguruar koordinim ndërkombëtar policor. Policia dhe autoritetet e drejtësisë kanë thënë se ky operacion është rezultat i një hetimi të gjatë kundër grupeve të krimit të organizuar që janë marrë me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimin e parave dhe formave të tjera të krimit të organizuar./ REL
kosova
Aktualitet
3 Qershor 2025, 17:25
E. D
pamje nga protesta
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë kryer dy operacione antidrogë. Sipas mediave të huaja më shumë se ...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 17:36
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në Elbasani, konkretisht në lagjen "Haxhias" të qyte...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 17:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin antidrogë zhvilluar në...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 16:43
M.B
Kopshti
GRAMSH- Kopshti në Gramsh ka rifilluar punën ditën e djeshme pas disa ditësh pezullime për shkak të helmimit t&e...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 16:14
E. D
burgu i spacit
SPAÇ- Në burgun e Spaçit po kryhen punime që synojnë konservimin dhe restaurimin e ndërtesave ekzistu...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 16:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin antidrogë zhvilluar në...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 15:22
E. D
pamje nga vendngjarja
FINLANDË- Janë publikuar pamje nga momenti i goditjes së grupeve kriminale të trafikut të drogës ...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 14:42
r.ll
skender cena
TIRANË- Maturantët në të gjithë vendin i janë nënshtruar provimit të gjuhës së huaj. Ng...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 14:41
N.F
Foto
TIRANË- Agjencia Evropiane e Policisë [EUROPOL] bëri të ditur se pas një operacioni të gjerë në fund të m...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 14:20
N.F
Artan Cuku
TIRANË- Prokuroria e Tiranës mbyllur hetimet për autorët e vrasjes së kryekomisarit, Artan Cuku. Prokuroria ka k&e...