Sport

E tmerrshme... i riu është mes jetës dhe vdekjes, pas një ataku kardik në një ndeshje!

Ilann, një mbrojtës 14-vjeçar, pësoi një atak kardiak pas një përplasjeje në një ndeshje futbolli të dielën në periferi të Bordosë. Jeta e tij mbetet në rrezik edhe dy ditë më vonë.

3 Qershor 2025, 16:23 Nga DOSJA
E tmerrshme... i riu është mes jetës dhe vdekjes, pas një

FRANCE - Një aksident tragjik ndodhi në një fushë futbolli në Mérignac, në periferi të Bordosë. Rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës, një lojtar i ri futbolli nga Jeunesse Villenavaise pësoi një përplasje gjatë një ndeshjeje kundër Stade Bordelais.

14-vjeçari, mëlçia e të cilit u dëmtua rëndë, humbi ndjenjat në fushë dhe pësoi një arrest kardiak, ndërsa po transferohej në Spitalin Universitar të Bordosë.

Ai u ringjall nga ndihmësit mjekësorë 30 minuta më vonë, por dy ditë më vonë, jeta e tij mbetet në rrezik. Sipas presidentit të klubit, të cituar nga Ici Gironde, i riu Ilann ishte viktimë e një shoku "aksidental", si ato që shihen në ndeshjet e futbollit.

Një fond Leetchi është krijuar për të lejuar familjen e tij, e cila jeton disa dhjetëra kilometra larg Bordosë, të qëndrojë pranë shtratit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll