Sport

Jude Bellingham ka ambicie për Botërorin e Klubeve: “Dua të jem i pari që e fitoj këtë garë”

Jude Bellingham po tregon ambiciet dhe ëndrrat e tij për të fituar Kupën e Botës për Klube këtë verë me Real Madridin. I vendosur në Grupin H, klubi do të përballet me Al Hilal, Pachuca dhe Salzburg.

3 Qershor 2025, 16:08 Nga DOSJA
Jude Bellingham ka ambicie për Botërorin e Klubeve: “Dua të

SPANJE - Jude Bellingham është shprehur: "Është një mundësi për të fituar një tjetër titull. Duam të përpiqemi të jemi klubi i parë që e fiton atë. Natyrisht, Real Madridi e meriton këtë lloj shpërblimi.

Por gjithashtu mendoj se ka të bëjë me të luajturit në një vend, ku nuk kam luajtur kurrë rregullisht, në Amerikë, dhe përballjen me kundërshtarë që zakonisht nuk i përball. Ka shumë gjëra pozitive në këtë garë, kjo është e sigurt."

“Jam te Real Madridi për të arritur këto suksese të para. Për të fituar. Për të provuar të kem një karrierë sa më të suksesshme të jetë e mundur. Për të qenë pjesë e ekipeve më të mëdha. Dhe, deri tani, gjithçka shkon mirë.

Ky sezon padyshim që ka qenë i vështirë. Viti i parë është shënuar nga të gjitha sukseset e para që mund të dëshirosh në një sezon të parë te Real Madridi. Por po, siç thashë, është një mundësi e re për ato suksese të para, dhe ato janë gjithmonë më të mirat”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll