Sport

Ancelotti ndryshon emër, nga ‘Mbreti Charles’ bëhet 'Carlinho': "Më quajnë kështu dhe më pëlqen!"

"Tani fillon një aventurë tjetër, është një përgjegjësi e madhe, por edhe një lumturi e madhe të kem mundësinë të stërvit ekipin kombëtar brazilian”.

3 Qershor 2025, 15:30 Nga DOSJA
Ancelotti ndryshon emër, nga ‘Mbreti Charles’ bëhet

BRAZIL - ‘Mbreti Charles’ është bërë 'Carlinho'. "Më kanë vënë këtë nofkë dhe më pëlqen", rrëfen Carlo Ancelotti, trajneri i ri i Brazilit, disa ditë pas debutimit të tij në stolin e Selecaos.

Në një intervistë të gjatë me Donatella Scarnatin, trajneri italian tregon për Vivo Azzurro tv, platformën OTT të FIGC-së, karrierën e tij fituese, duke filluar nga udhëtimi i fundit që e çoi nga Madridi në Rio de Janeiro:

"Tani fillon një aventurë tjetër, është një përgjegjësi e madhe, por edhe një lumturi e madhe të kem mundësinë të stërvit ekipin kombëtar brazilian. U prita me shumë dashuri, shpresoj ta përgatis mirë ekipin dhe të sigurohem që të jetë konkurrues në Kupën e Botës të ardhshme".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll