Sport

VIDEO/ Neymar ndëshkohet me karton të kuq ndaj Botafogos, shënoi gol me dorë!...

Neymar, i cili luajti si titullar me Santosin në ndeshjen ndaj Botafogos këtë të diel, u përjashtua në fund të ndeshjes. Ai mori një paralajmërim të dytë për shënimin e qëllimshëm të një goli me dorë.

2 Qershor 2025, 08:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Neymar ndëshkohet me karton të kuq ndaj Botafogos, shënoi

BRAZIL - Neymar pati një mbrëmje plot ngjarje këtë të diel. Përballë Botafogos me klubin e tij Santos, braziliani spikati duke u përjashtuar nga fusha në minutën e 76-të, ndërsa të dy ekipet ishin ende të barabarta (0-0).

I paralajmëruar tashmë me karton të verdhë në pjesën e parë, Naymar mori një paralajmërim të dytë, pasi shënoi duke prekur qëllimisht topin me dorën e djathtë, ndërsa ishte në një duel me mbrojtësin David Ricardo.

Arbitri i ndeshjes nuk iu dorëzua protestave të Neymar, i cili për këtë arsye pa nga stoli golin vendimtar të Botafogos (min. 86, 0-1), dhe për rrjedhojë humbjen e ekipit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll