Sport

VIDEO / Trofeu i Champions League kalon në skanerin e aeroportit!

Llogaria zyrtare e skuadrës kampione të europës postoi foton përkatëse me mbishkrimin: "A mendoni se ajo do ta kalojë kontrollin e sigurisë?".

2 Qershor 2025, 00:40 Nga DOSJA
VIDEO / Trofeu i Champions League kalon në skanerin e aeroportit!

FRANCE - Paris Saint-Germain bëri histori në finalen e Ligës së Kampionëve, duke mundur Interin 5-0 në Mynih dhe duke ngritur trofeun e lakmuar. Triumfuesit, plot krenari, e ngarkuan trofeun e shndritshëm në bagazhin e tyre për udhëtimin e kthimit në Paris.

Megjithatë, trofeu i çmuar duhej të kalonte edhe një “garë”: kontrollin e sigurisë në aeroportin e Mynihut!

Në aeroport, oficerët e sigurisë kontrolluan trofeun e Ligës së Kampionëve përmes makinave speciale të kontrollit. Trofeu i madh, i cili mezi futej, kaloi inspektimin, duke provokuar madje edhe humor nga Paris Saint-Germain. Llogaria zyrtare e skuadrës kampione të europës postoi foton përkatëse me mbishkrimin: "A mendoni se ajo do ta kalojë kontrollin e sigurisë?".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll