Sport

Formula 1/ McLaren pushton Barcelonën, Piastri rikthehet te fitorja!...

Në shkallën e tretë të podiumit u ngjit piloti i Ferrarit Charles Leclerc, i cili në rinisjen e garës pass dërhyrjes së Makinës së Sigurisë që u fut në pistë pas daljes nga pista Mercedesit të Andrea Kimit, Leclerc shfrytëzoi një gabim të Max Verstappen për t'u ngjitur në pozicionin e tretë me një parakalim që rrezikoi të sillte edhe kontakt mes të dyve.

1 Qershor 2025, 17:27 Nga DOSJA

Formula 1/ McLaren pushton Barcelonën, Piastri rikthehet te fitorja!...

SPANJE - McLaren arrin të marrë dy vendet e para duke mos i lënë asnjë shpresë kundërshtarëve të tyre në Çmimin e Madh të Spanjës. Oscar Piastri kthehet te fitorja duke marrë pozicionin e parë mbi shokun e tij të skuadrës Lando Norris në fund të garës prej gjashtëdhjetë e gjashtë xhirosh.

Në shkallën e tretë të podiumit u ngjit piloti i Ferrarit Charles Leclerc, i cili në rinisjen e garës pas dërhyrjes së Makinës së Sigurisë që u fut në pistë pas daljes nga pista Mercedesit të Andrea Kimit, Leclerc shfrytëzoi një gabim të Max Verstappen për t'u ngjitur në pozicionin e tretë me një parakalim që rrezikoi të sillte edhe kontakt mes të dyve. Leclerc u fut nën hetim për këtë veprim në fund të garës.

Vendi i katërt i shkoi George Russell, të cilit Verstappen iu desh t'ia lëshonte pozicionin pas një kontakti që solli daljen nga pista të holandezit dh një përfitim pozicioni për të cilin u desh ta humbiste pas flamurit blu.  Holandezi u penalizua menjëherë dhjetë sekonda dhe përfundoi vetëm i dhjeti.

Vendi i pestë i shkoi pilotit surprizues Nico Hulkenberg me Sauber, i cili e kaloi Lewis Hamilton në pikën e frenimit pas vijës së boksit dy xhiro para përfundimit. Pikët e Kampionatit Botëror nga vendi i shtatë në të nëntin për Isack Hadjar me Racing Bulls dhe pas tij Pierre Gasly me Alpine dhe Fernando Alonso me Aston Martin, të cilët morën pikët e para të sezonit në këtë garë të nëntë të sezonit.

Formula 1/ McLaren pushton Barcelonën, Piastri rikthehet te fitorja!...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll