Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Përsa i përket motit,  kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur vranësira të shpeshta nëpër territor ku në skajin verilindor do të rrezikojnë rrebeshe shiu.

1 Qershor 2025, 07:06 Nga M.B
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Edhe ditën e sotme vendi ynë vijon të mbetet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe temperaturave të larta ku vlera më të larta do të shënohen në ultësirën perëndimore.

Përsa i përket motit, kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur vranësira të shpeshta nëpër territor ku në skajin verilindor do të rrezikojnë rrebeshe shiu. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë sërish dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke  u luhatur nga 8°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 30°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasoje në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

moti

Sondazh

Poll