Bota

Abuzoi seksualisht me të paktën 55 gra/ Arrestohet dentisti në Belgjikë, sulmet seksuale datojnë që nga viti 1998

Sipas Zyrës së Prokurorit, deri më tani 55 gra janë identifikuar si viktima të dentistit, i cili është arrestuar. gjithashtu mediat belge raportojnë se mjeku u arrestua muajin e kaluar, si pjesë e një hetimi që filloi në fund të vitit 2024, pas një ankese.

31 Maj 2025, 18:56 Nga E. D
Abuzoi seksualisht me të paktën 55 gra/ Arrestohet dentisti në
foto ilustruese

BELGJIKË- Një dentist 71-vjeçar në belgjikë akuzohet për dhunë seksuale ndaj dhjetëra grave. Lajmi ka shkaktuar bujë në mediat belge dhe konkretisht në Antverp. Sipas Zyrës së Prokurorit, deri më tani 55 gra janë identifikuar si viktima të dentistit, i cili është arrestuar. Gjithashtu mediat belge raportojnë se mjeku u arrestua muajin e kaluar, si pjesë e një hetimi që filloi në fund të vitit 2024, pas një ankese.

Po ashtu autoritetet kanë kryen kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e tij, ku edhe sekuestruan material nga abuzimet e tij. Një pjesë e pamjeve filmike kishin në përmbajtje momentet e abuzimit të grave. Përveç këtyre ankesave, ka dëshmi për ekzaminime të pajustifikuara, si dhe incidente ku një dentist dyshohet se ka kryer akte seksuale para pacienteve të tij.

Dentisti thuhet se kishte punuar në spitale të ndryshme në Antwerp dhe Leuven. Ndaj, Policia po u bën thirrje çdo viktime tjetër të mundshme të kontaktojë autoritetet, pasi ka raportime se në disa raste gratë janë droguar dhe janë abuzuar kur kanë qenë pa ndjenja. Hetimi vazhdon me qëllim zbardhjen e të gjitha aspekteve të çështjes.

Vepra penale që nga viti 1998

Deri më tani, kanë dalë në publik 55 viktima femra. Veprat penale të dyshuara datojnë që nga viti 1998. Përveç sulmeve të dyshuara gjatë "dezinfektimit të fytit", viktimat flasin gjithashtu për ekzaminime anale dhe vaginale, prekje të gjoksit dhe të vitheve dhe masturbim para pacientëve.

Disa pacientë u trajtuan nën anestezi të plotë dhe kishin frikë se mund të jenë sulmuar ndërsa ishin pa ndjenja. Por kjo do të hetohet më tej. Dentisti 71-vjeçar është aktualisht në paraburgim. Të martën, ai do të paraqitet para gjykatës ku do të vendoset nëse do të mbetet në paraburgim.

dentist belgjike

Sondazh

Poll