Bota

Propozimi i Steve Witkoff për arritjen e armëpushimit në Gaza/ Hamasi jep përgjigjen e tij, zotohet të lirojë 10 pengje të gjalla, por kërkon...

Në një përgjigje të detajuar, Hamasi përsëriti kushtet e njohura të lëvizjes: një armëpushim të përhershëm, një tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza dhe garanci për rrjedhën e vazhdueshme të ndihmës humanitare.

31 Maj 2025, 17:52 Nga r.ll
Propozimi i Steve Witkoff për arritjen e armëpushimit në Gaza/
foto ilustruese

GAZA- Hamasi ka dhënë përgjigjen e tij ndaj propozimit amerikan për armëpushim të paraqitur më parë këtë javë. Grupi tha në një deklaratë se ishte i përgatitur të lironte 10 pengje izraelite të gjallë dhe trupat e 18 pengjeve të vdekur, që është numri i specifikuar në marrëveshjen e propozuar, në këmbim të një lirimi të dakorduar të të burgosurve palestinezë.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë tha se ka shprehur gjithashtu rezerva në lidhje me draftin, të propozuar nga i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, pasi mori miratimin nga izraelitët.

Në një përgjigje të detajuar, Hamasi përsëriti kushtet e njohura të lëvizjes: një armëpushim të përhershëm, një tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza dhe garanci për rrjedhën e vazhdueshme të ndihmës humanitare.

Asnjëra prej këtyre nuk është në ofertën që është aktualisht në tryezë, dhe përgjigjja e Hamasit nuk përbënte as një refuzim të qartë dhe as një pranim të qartë të propozimit, shkruan BBC

Detajet e plota të planit të armëpushimit të propozuar nga SHBA-të nuk janë bërë publike dhe janë të pakonfirmuara, por agjencia e lajmeve Reuters raporton se përfshihen këto pika kryesore:

- Një pauzë 60-ditore në luftime

- Lirimi i 28 pengjeve izraelite - të gjallë dhe të vdekur - në javën e parë, dhe lirimi i 30 të tjerëve sapo të vendoset një armëpushim i përhershëm.

- Lirimi i 1,236 të burgosurve palestinezë dhe mbetjeve mortore të 180 palestinezëve të vdekur

- Dërgimi i ndihmës humanitare në Gaza nëpërmjet Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të tjera

lufta izrael-hamas gaza steve witkoff

Sondazh

Poll