31 Maj 2025, 16:42
Nga r.ll
giorgia meloni
ITALI- Një person që pretendohet se është punonjës i Ministrisë së Arsimit dhe Meritës (MIM) në Itali, ka tronditur opinionin publik dhe qeverinë italiane me një postim që ka bërë në rrjetet sociale.
Ai ka ndarë një mesazh ku i uron vajzës së vogël të Melonit, 7 vjeçe, “të njëjtin fat si Martina Carbonaro”, një vajzë nga Afragola që u vra tragjikisht nga i dashuri i saj.
Ky postim u denoncua nga partia Fratelli d’Italia, e cila e cilësoi si një mesazh “të frikshëm dhe të papranueshëm”. Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.
“Kjo nuk është një përplasje politike. Nuk është as zemërim. Është diçka më e errët, që tregon për një klimë të sëmurë, një urrejtje ideologjike, në të cilën gjithçka duket e lejueshme, madje edhe dëshira për vdekjen e një fëmije, vetëm për të sulmuar një prind. Dhe kundër kësaj klime të dhunshme, politika, e gjithë ajo, duhet të dijë të bashkohet. Sepse ka kufij që nuk duhen kaluar kurrë. Dhe mbrojtja e këtyre kufijve është një përgjegjësi që shkon përtej çdo përkatësie”, u shpreh Meloni, duke mbledhur solidaritet nga e gjithë bota politike, nga e djathta në të majtë.
Ndërkohë, Ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, ka premtuar të hetojë autorin që shpërndau mesazhin kërcënues në rrjetet sociale.
giorgia meloni
Bota
31 Maj 2025, 16:28
E. D
Martina Carbonaro
ITALI- Prokurorja italiane Annamaria Lucchetta, ka folur folur në një konferencë për shtyp lidhur me detajet&nb...
Bota
31 Maj 2025, 16:23
r.ll
foto ilustruese
TEL AVIV- Izraeli akuzoi Iranin se është i vendosur për të përfunduar programin e tij të arm&e...
Bota
31 Maj 2025, 16:14
E. D
pamje nga vendi i ngjarjes
GAZA- Një banor i Gazës ka publikuar momentin tronditës kur Kulla Al Noor, një ndërtesë shumë...
Bota
31 Maj 2025, 15:55
E. D
foto nga protesta
SERBI- Ditën e nesërme, më 1 qershor, në 32 qytete të Serbisë do të mbahen protesta me emrin &ld...
Bota
31 Maj 2025, 15:43
r.ll
trump, putin
SHBA- Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në ...
Bota
31 Maj 2025, 15:35
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Fondet evropiane me vlerë më shumë se 1 miliard euro janë përdorur për projekte që shkelin...
Bota
31 Maj 2025, 15:38
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi gjatë një tubimi në një uzinë çeliku, se do të dyfishoj&e...
Bota
31 Maj 2025, 15:28
E. D
foto ilustruese
IRAN- Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele që janë afër nivele që kë...
Bota
31 Maj 2025, 15:20
r.ll
volodymyr zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës ka vënë në pikëpyetje angazhimin e Rusisë për të përpa...
Bota
31 Maj 2025, 15:13
E. D
vladimir putin
RUSI- Sukseset ruse në frontin ukrainas dhe fakti që Vladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij, përkatës...