Bota

Në temperatura -40°C dhe nivele të ulëta oksigjeni, parashutisti i shpëton fenomenit "cloud suck" në Kinë, shkeli kufirin e lartësisë prej 5000 metrash (VIDEO)

Parashutisti u tërhoq nga retë në një lartësi prej mbi 8500 metrash mbi nivelin e detit, mbi malet Qilian në Kinë.

31 Maj 2025, 14:14 Nga N.F
Në temperatura -40°C dhe nivele të ulëta oksigjeni,
Parashutisti

KINË- Një parashutist kinez ka shpëtuar mrekullisht nga një fenomen i njohur si “cloud suck” (tërheqja e reve). Parashutisti u tërhoq nga retë në një lartësi prej mbi 8500 metrash mbi nivelin e detit, mbi malet Qilian në Kinë.

Në këtë lartësi, ai ka përjetuar temperatura deri në -40°C dhe nivele të ulëta oksigjeni, duke shkaktuar ngrirje të trupit dhe vështirësi në frymëmarrje. Ai arriti të mbante kontakte me miqtë në tokë përmes një pajisjeje dhe ka arritur të zbresë në mënyrë të sigurt.

Incidenti ka shkaktuar shqetësim te autoritetet kineze, pasi Liu Ge nuk kishte marrë lejen e nevojshme për fluturimin dhe kishte shkelur kufirin e lartësisë prej 5000 metrash të lejuar. Për këtë arsye, ai është ndaluar nga aktiviteti për gjashtë muaj. Gjithashti është hapur një hetim është hapur për të shqyrtuar shkeljet e mundshme.

parashutisti

Sondazh

Poll