Bota

"Ndihem optimist, do ta kaloj këtë," Biden flet për sëmundjen e tij në daljen e parë për mediat: Kockat e mia janë të forta!

Ai deklaroi gjithashtu se një nga kirurgët më të mirë në botë po e monitoron personalisht. 

31 Maj 2025, 09:49 Nga N.F
"Ndihem optimist, do ta kaloj këtë," Biden flet për
Biden

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Joe Biden dje ka bërë daljen e tij të parë në publik pasi zyra e tij njoftoi muajin e kaluar se ai ishte diagnostikuar me kancer “agresiv” të prostatës. Biden gjithashtu mbajtiedhe një fjalim teksa u shpreh se ndihet optimist për shëndetin e tij. Ai theksoi se prognoza është e mirë dhe se ndihet mirë. Ai njoftoi se tashmë ka zgjedhur planin e trajtimit që do të ndjekë, duke vënë në dukje se do të marrë një sërë ilaçesh si pjesë të trajtimit.

"Nuk është përhapur në asnjë organ. Kockat e mia janë të forta. Pritja është që ta kalojmë këtë, kështu që ndihem mirë", tha ai, duke shtuar se edhe familja e tij është optimiste për diagnozën.

Ai deklaroi gjithashtu se një nga kirurgët më të mirë në botë po e monitoron personalisht.  Kur u pyet për debatin publik rreth gjendjes së tij mendore dhe fizike gjatë kohës që ishte në detyrë, Biden u përgjigj me një buzëqeshje dhe u përgjigj: "E shihni, unë jam i paaftë mendërisht dhe nuk mund të ec."

Ai më tej pyet për demokratët që thanë se Biden nuk duhej të kishte kandiduar përsëri. Ish-presidenti u përgjigj se u pendua për vendimin që u largua nga kandidimi pasi sipas tij mund të kishte fituar.

"Pse nuk më kritikuan atëherë? Sepse do t’i kisha mundur.” Ai theksoi gjithashtu se nuk pendohet për vendimin e tij," tha ai.

biden

Sondazh

Poll