31 Maj 2025, 14:00
Nga N.F
Foto ilustruese
KINA- Kina i është kundërpërgjigjur presidentit francez, Emmanuel Macron, për krahasimin që udhëheqësi francez bëri mes konfliktit në Ukrainë dhe fatit të Tajvanit, duke thënë se këto dy çështje janë “të ndryshme në natyrë dhe aspak të krahasueshme”.
“Krahasimi i çështjes së Tajvanit me çështjen e Ukrainës është i papranueshëm”, u tha në deklaratën e Ambasadës kineze në Singapor, të publikuar në rrjetet sociale më 31 maj, një ditë pasi Macron paralajmëroi zyrtarët e mbrojtjes në Azi që të mos e shohin pushtimin rus të Ukrainës si një problem të largët.
“Nëse ne mendojë se Rusia mund të lejohet të marrë një pjesë të territorit të Ukrainës pa asnjë kufizim, pa asnjë reagim nga rendi botëror, si do ta përshkruanit atë që mund të ndodhë në Tajvan”, tha Macron gjatë dialogut Shangri-La, forumit vjetor të sigurisë në Azi.
“Çfarë do të bënit ditën kur diçka ndodh në Filipine?”.
Ambasada e Kinës iu kundërpërgjigj duke deklaruar se “çështja e Tajvanit është tërësisht punë e brendshme e Kinës. Ekziston vetëm një Kinë në botë dhe Tajvani është pjesë e patjetërsueshme e territorit të Kinës”.
Përderisa Tajvani e konsideron veten shtet sovran, Kina ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të forcës që ta sjellë ishullin nën kontrollin e saj.
Gjatë forumit në Singapor, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth paralajmëroi se Kina po “përgatitet” që të përdorë forcë ushtarake për të ndryshuar balancën e pushtetit në Azi, duke shtuar se ushtria kineze po ndërton kapacitete për ta pushtuar Tajvanin “dhe po stërvitet për një skenar real”./ REL
kina macron ukraina
Bota
31 Maj 2025, 13:53
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Një alarm u dha sot në Uashington kur, pasi një kamion komercial u përmbys, afërsisht 250 milionë ...
Bota
31 Maj 2025, 13:16
M.L
Foto ilustruese
ANGLI- Një alarm u dha të shtunën në Leicester të Britanisë, kur një shofer përplasi...
Bota
31 Maj 2025, 13:11
M.L
Donald Trump
SHBA- Edhe pse gjykatat në SHBA kanë “ngrirë” një sërë vendimesh presidenciale javën e fun...
Bota
31 Maj 2025, 13:03
M.L
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Autoritetet turke kryen breshërinë e pestë radhazi të arrestimeve herët këtë...
Bota
31 Maj 2025, 11:15
N.F
Foto
SHBA- Një gjykatës federal amerikan më 30 maj ka miratuar kërkesën e tretë të Radios Evropa e Lirë për nj...
Bota
31 Maj 2025, 09:58
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Donald Trump vlerësoi miliarderin Elon Musk për përpjekjet e tij për të reduktuar shpenzimet federale gjat&e...
Bota
31 Maj 2025, 09:49
N.F
Biden
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Joe Biden dje ka bërë daljen e tij të parë në publik pasi zyra e tij njoftoi muajin e kaluar ...
Bota
31 Maj 2025, 09:47
M.L
Foto ilustruese
TURQI- Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacio...
Bota
31 Maj 2025, 09:31
M.L
Foto ilustruese
UKRAINË- Dy persona u vranë, përfshirë një vajzë 9-vjeçare, nga sulmet ruse në rajonin ...
Bota
31 Maj 2025, 08:58
N.F
Kim Sajet
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten shkarkimin e drejtoreshës së Galerisë Kombëtare t&e...