30 Maj 2025, 21:41
Nga N.F
Alfred Trimi
TIRANË- Alfred Trimi është një qytetar që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi në 2018-ën ka zgjidhur martesën në gjykatë dhe gjykata ka caktuar, që duhet të paguante një pension ushqimor për fëmijët 200 mijë lekë të vjetra në muaj.
Alfredi tregon se pagoi disa kohë dhe më pas nuk pati mundësi, pasi ra pandemia dhe ish-bashkëshortja e tij, iu drejtua një përmbaruesi privat me emrin Elvin Hoxha. Ky i fundit vendosi sekuestron tek një makinë dhe një motori dhe më pas tek dyqani, të cilin e nxori në ankand.
Vlera e pensionit ushqimor të papaguar është 7 milionë lekë të vjetra. Pasi e nxori në ankand tre herë dyqanin, kaloi tek shtëpia ndërkohë që qytetari shprehet se ka dhe një garazh, që e kalon vlerën që duhet të paguajë dhe përmbaruesi nuk e sekuestroi.
Madje ai pretendon se e ka njoftuar, por nuk ka marrë përgjigje. Përmbaruesi Ilia Elezi shpjegon procedurën e ekzekutimit nga një përmbarues gjyqësor dhe thotë, se fillon sekuestro nga pasuri të luajtshme në të paluajtshme.
“Në vitin 2018 kam zgjidhur martesën dhe më është caktuar një pension ushqimor për fëmijët. Pensioni ishte 200 mijë lekë të vjetra, e kam paguar për disa vite rregullisht. Në vitin 2020 edhe mbrapa që filloi pandemia, pata probleme me biznesin dhe që nga ai moment nuk e kam marrë veten ende. Personi në fjalë që ne kemi zgjidhur martesën i drejtohet një përmbaruesi privat, Elvin Hoxha, fillon që të bëjë një ekzekutim në pronat e luajtshme, që nuk u mor fare me to, makina dhe një motor.
Ndërkohë që futet tek dyqani, një pronë e paluajtshme, që e kalon vlerën që bëhet fjalë për ekzekutim. E lashë të bënte tre ankande, nuk bëra ankimim nuk e shiti, heq dorë nga prova, heq sekuestron dhe sekuestron shtëpinë, që shtëpia e 15 fillon vlerën që bëhet fjalë. Unë kisha dhe garazh që e mbulon dyfish çmimin, por me atë nuk u mor fare dhe një ditë të bukur, zotëria thotë që nuk e di që ke garazh. Iu drejtova gjykatës derisa solli një vendim që e kishte rrëzuar tek Dhoma e Këshillimit, kërkesën për ndalimin e veprimeve përmbarimore që kërkova unë.
Gjyqtarja e kemi shtyrë për në shtator, gjoja kishte avokaten pa qejf. Unë deri në shtator e kam, ose nuk e kam shtëpinë. Është vërtet mund edhe djersë. A ka mundësi që të shesë ato të tjerat, nuk po them që të mos i shesë, por jo shtëpinë. Po, fëmijët njerëz ku do të rrinë?!”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.
Si fillim, detyra e përmbaruesit është që t’i drejtohet ASHK-së, për të marrë informacion mbi të gjitha pronat, pavarësisht rasteve, kur debitorët mund të lajmërojnë për pronat. Së dyti ai nxjerr në ankand dyqan e garazh. Sipas Elezit, përmbaruesi mund të vendosë sekuestro në të gjitha pronat, por duhet të ketë parasysh, që mos të dëmtojë as debitorin./ TvKlan
alfred trimi
Aktualitet
30 Maj 2025, 21:36
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Siguria juridike në Shqipëri është në nivele minimale, dhe këtë e kanë pranuar në...
Aktualitet
30 Maj 2025, 21:24
r.ll
foto ilustruese
PRISHTINË- Këto nuk janë pamje që vijnë nga India apo Afganistani, por nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, i...
Aktualitet
30 Maj 2025, 21:17
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Të shtëna janë regjistrua mbrëmjen e sotme në Durrës ku mbeti i plagosur 36-vjeçari,...
Aktualitet
30 Maj 2025, 21:12
r.ll
klienti
TIRANË- Një telefonatë për bombë në parkingun e një hoteli në qendër ka alarmuar policinë e Tira...
Aktualitet
30 Maj 2025, 20:55
foto ilustruese
TIRANË- “Ma jep kamerën të shoh xhirimet, ma jep kamerën këtu! Merre Policinë po deshe“.&nbs...
Aktualitet
30 Maj 2025, 20:57
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KOPLIK- Rreth një muaj pas denoncimit të emisionit “Fiks Fare” për mbetjet spitalore të hedhura ...
Aktualitet
30 Maj 2025, 20:38
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me alarmin për bombë në parkingun e një hoteli në qend&e...
Aktualitet
30 Maj 2025, 20:26
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një plagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Konkretisht ngjarja ka nd...
Aktualitet
30 Maj 2025, 20:05
N.F
Ilaria Sula
ITALI- Në një klasë mësimi në Universitetin e Salentos, një shkrim i vendosu në një karrigë k...
Aktualitet
30 Maj 2025, 20:03
foto ilustruese
TIRANË- Një alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës ka alarmuar autoritetet. Po...