Aktualitet

Shkarravitet shkrimi i vendosur në karrigen në nder të Ilaria Sulës/ Reagon Universiteti dhe babai: Po ofendojnë kujtimin e saj dhe të vajzave të tjera të vrara!

Një gjest i kritikuar ashpër nga vetë Departamenti i Universitetit, i cili deklaroi se ky gjest ofendon kujtimin e Ilaria Sulës dhe të gjitha viktimave të dhunës, dhe se bie në kundërshtim të thellë me vlerat e respektit, përfshirjes dhe përgjegjësisë civile që frymëzojnë aktivitetet e tyre.

30 Maj 2025, 20:05 Nga N.F
Shkarravitet shkrimi i vendosur në karrigen në nder të Ilaria
Ilaria Sula

ITALI- Në një klasë mësimi në Universitetin e Salentos, një shkrim i vendosu në një karrigë kushtuar Ilaria Sulës u dëmtua. Fjala “femminicidio” është fshirë nga tabela që i kushtohet të ndjerës. Departamenti i Shkencave Humane dhe Sociale i universitetit raportoi incidentin në një postim në mediat sociale, duke shprehur shqetësim dhe mosmiratim për atë që ndodhi në klasën e Studium 6.

Në shënim, e ngjitur në pjesën e pasme të karrikes së dedikuar Ilarias, shpjegohet: “Kjo karrike është e rezervuar për Ilaria Sulën, e vrarë nga një urryes e vrasës femrash. Edhe ajo duhet të kishte qenë në klasë sot.” Një fjali nga e cila fjala “femminicidio” është fshirë me një lëvizje stilolapsi të zi.

Një gjest i kritikuar ashpër nga vetë Departamenti i Universitetit, i cili deklaroi se ky gjest ofendon kujtimin e Ilaria Sulës dhe të gjitha viktimave të dhunës, dhe se bie në kundërshtim të thellë me vlerat e respektit, përfshirjes dhe përgjegjësisë civile që frymëzojnë aktivitetet e tyre.

"Ju kujtojmë se lufta kundër të gjitha formave të dhunës gjinore është për ne një angazhim konkret, jo vetëm teorik, dhe Departamenti – përmes të gjithë komponentëve të tij – do të vazhdojë të promovojë ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë përmes iniciativave, studimeve dhe hapësirave për diskutim. DISUS rinovon angazhimin e tij për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe ndërtimin e një komuniteti universitar që është gjithnjë e më i vëmendshëm, mbështetës dhe i lirë nga të gjitha format e diskriminimit," thuhet në reagim.

Babai i Ilarias, Flamur Sula komentoi këtë veprim teksa theksoi se po ofendojnë kujtimin e Ilarias.

“Më vjen keq për Ilarian, po ofendojnë kujtimin e saj dhe të vajzave të tjera të vrara si ajo. Jam pa fjalë, për fat të keq në këtë botë ka edhe njerëz të tillë,” tha ai.

ilaria sula

Sondazh

Poll