Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një person në Durrës, autori dhe shkaqet nuk dihen (EMRI)

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës. 

30 Maj 2025, 20:26 Nga r.ll
Plagoset me armë zjarri një person në Durrës, autori dhe
foto ilustruese

DURRËS- Një plagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës. 

Sipas informacioneve, Arbër Goreja është plagosur teksa ishte në lëvizje. Ai ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit ku po trajtohet me ndihmë mjekësore. 

DVP Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se  për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe  Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe  vijojnë kontrollet dhe  hetimet për identifikimin  dhe kapjen e autorit, sqarimin  dhe dokumentimin ligjor  të rrethanave të ngjarjes.

plagosje ne durres

Sondazh

Poll