Aktualitet

Po transportonte nëntë kg kokainë nga Zvicra në Itali/ Arrestohet 23-vjeçari shqiptar

Kontrolli i automjetit nga bashkëpunëtorët e UDSC-së çoi në zbulimin e afërsisht 9 kg bruto kokainë. 23-vjeçari u mor në pyetje dhe u arrestua më pas nga oficerët e policisë kantonale.

30 Maj 2025, 18:07 Nga E. D
Po transportonte nëntë kg kokainë nga Zvicra në Itali/
foto ilustruese

ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në kufirin mes Zvicrës dhe Italisë. Sipas mediave të huaja 23-vjeçarit i janë gjetur nëntë kilogramë kokainë të fshehura në makinë. 

Arrestimi u njoftua në një njoftim për shtyp të lëshuar të premten nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, policia kantonale dhe Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare të Zvicrës (UDSC).

I riu i arrestuar po drejtonte një makinë duke u larguar nga Zvicra. Kontrolli i automjetit nga bashkëpunëtorët e UDSC-së çoi në zbulimin e afërsisht 9 kg bruto kokainë. 23-vjeçari u mor në pyetje dhe u arrestua më pas nga oficerët e policisë kantonale.

policia italaine

Sondazh

Poll