Politike

Berisha: Votimet në Tiranë u dominuan nga bandat më të fuqishme, nga ‘Hakmarrja për drejtësi’ te segmente të bandës së Shullazit

Duke folur në konferencë për shtyp Berisha tha akuzoi kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me këto banda në manipulimin e zgjedhjeve, duke paralajmëruar se Partia Demokratike nuk do ta njohë kurrë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

30 Maj 2025, 12:23 Nga E. D
Berisha: Votimet në Tiranë u dominuan nga bandat më të
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit u shpreh se votimet në Tiranë u dominuan nga bandat më të fuqishme. Duke folur në konferencë për shtyp Berisha tha akuzoi kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me këto banda në manipulimin e zgjedhjeve, duke paralajmëruar se Partia Demokratike nuk do ta njohë kurrë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ai theksoi gjithashtu se PD do i faktojë çdo shqiptari dhe komunitetit ndërkombëtar se çfarë përfaqëson në realitet farsa elektorale e 11 Majit 2025. 

"Tani, këto janë dëshmitë e botës së nëndheshme të zyrtarëve që në shkelje të të gjitha ligjeve dhe parimeve të zgjedhjeve, vepruan në mbarë Tiranën. Por Tirana, për avoketërit e farsës, që përpiqen ta paraqesin si zonë pa krim, u dominua nga banda më të fuqishme. Në Tiranë operative ishin banda e Xhabaftëve, e dokumentuar dhe e paraqitur para jush këtu me të gjithë veprimtarinë terroriste elektorale. ‘Hakmarrja për drejtësi’ është një bandë me degën e saj të fuqishme në Tiranë, pavarësisht se tani për tani, qendrën e kanë në Lushnje dhe kanë zëvendësuar bandën e Aldo Bares.

Por në Tiranë janë eksponentë kryesorë të saj, ndër të cilët Dabullët dhe të tjerë. Segmente të bandës së Shullazit, Serjani dhe banditë të tjerë, janë marrë ditë e natë me kërcënimin e votuesve dhe blerjen e votave.
Pra, Tirana ishte e ngërthyer në një darë krimi, në të katër anët e saj, nga seria killerë, trafikantë, organizata.
Kjo është e vërteta. Çfarëdo që të bëjë Edi Rama, çfarëdo përpjekje, me asgjë nuk mund të fshehë farsën e shëmtuar elektorale të 11 Majit 2025. Flluskat dhe qeskat e tymit që shpërndan, një ditë me një pretendim, një ditë me një pretendim tjetër, faktojnë dështimin e tij të plotë në maskimin e farsës elektorale.

Ka shpërndarë kërkesa të panumërta që të marrë urime, por urimet nuk po i vijnë. Telefonata të shumta, po statuse nuk postohen. Urime nuk i vijnë. I kanë ngecur në fyt zgjedhjet dhe do i ngecin edhe më keq. PD deklaron se nuk njeh kurrë këtë farsë elektorale. Se ajo do i faktojë çdo shqiptari dhe komunitetit ndërkombëtar se çfarë përfaqëson në realitet farsa elektorale e 11 Majit 2025. Farsa më e shëmtuar e zhvilluar që nga rënia e Perdes së Hekurt gjer sot në Europë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll