Bota

Shirat e rrëmbyeshëm në Nigeri, përmbytjet shkaktojnë vdekjen e të paktën 110 personave

Shumë pjesë të Nigerisë veriore përjetuan reshje të rrëmbyeshme shiu dhe përmbytje në vitin 2024, të cilat shkaktuan vdekje, zhvendosje të njerëzve dhe shkatërrim të shtëpive dhe infrastrukturës.

30 Maj 2025, 15:53 Nga r.ll
Shirat e rrëmbyeshëm në Nigeri, përmbytjet shkaktojnë
foto ilustruese

NIGERI- Të paktën 110 persona kanë vdekur prej përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Nigerinë qendrore. Reshjet e shiut zgjatën për disa orë, tha kreu i Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave të Nigerit (Nsema), Abullahi Baba-Arah.

Ai shtoi se përmbytjet kanë prekur mbi 50 shtëpi banimi së bashku me banorët e tyre. Sipas Nsema-s, distriktet Tiffin Maza dhe Anguwan Hausawa të qytetit Mokwa u prekën më rëndë.

Kryetari i Distriktit të Mokwa-s, Muhammad Shaba Aliyu, tha se kanë kaluar "60 vjet" që kur komuniteti kishte vuajtur nga kjo lloj përmbytjeje, shkruan BBC.

"I lutem qeverisë të na mbështesë", tha Aliyu. Ky është fillimi i sezonit të shirave në Nigeri. Shumë pjesë të Nigerisë veriore përjetuan reshje të rrëmbyeshme shiu dhe përmbytje në vitin 2024, të cilat shkaktuan vdekje, zhvendosje të njerëzve dhe shkatërrim të shtëpive dhe infrastrukturës.

Vendi pësoi gjithashtu përmbytje të mëdha në vitin 2022, të cilat detyruan rreth 1.3 milion njerëz të largoheshin nga shtëpitë dhe shkaktuan më shumë se 600 vdekje.

permbytjet ne nigeri

Sondazh

Poll