Bota

Sulmi i ri i Trump ndaj Kinës: Bëra një marrëveshje të shpejtë tregtare me ta për t'i shpëtuar dhe ata e shkelën atë

Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump ka akuzuar Kinën për shkelje të marrëveshjes së arritur midis Uashingtonit dhe Pekinit për çështjen e tarifave. 

30 Maj 2025, 14:56 Nga E. D
Sulmi i ri i Trump ndaj Kinës: Bëra një marrëveshje të
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur një sulm të ri ndaj Kinës. Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump ka akuzuar Kinën për shkelje të marrëveshjes së arritur midis Uashingtonit dhe Pekinit për çështjen e tarifave. 

"Arrita një marrëveshje të shpejtë me ta për t'i shpëtuar dhe ata e thyen atë. Dy javë më parë, Kina ishte në rrezik serioz ekonomik! Tarifat shumë të larta që vendosa e bënë praktikisht të pamundur që Kina të kishte HYRJE KOMERCIALE në tregun e Shteteve të Bashkuara, i cili është, me shumë mundësi, më i madhi në botë.

Në thelb, ne vazhduam të SHKËPUTEMI PLOTËSISHT nga Kina, dhe kjo ishte katastrofike për ta. Shumë fabrika u mbyllën dhe, për ta thënë butë, pati "trazira civile", shkroi fillimisht Donald Trump.

Më tej Trump tha se “E pashë çfarë po ndodhte dhe nuk më pëlqeu, për ta, jo për ne. Bëra një MARRËVESHJE TË SHPEJTË me Kinën për t’i shpëtuar nga ajo që mendoja se do të ishte një situatë shumë e keqe, dhe nuk doja ta shihja të ndodhte. Falë kësaj marrëveshjeje, gjithçka u stabilizua shpejt dhe Kina u kthye në funksionimin normal. Të gjithë ishin të lumtur! Ky është lajmi i mirë!!!". 

donald trump

Sondazh

Poll