30 Maj 2025, 11:32
Nga E. D

FRANCË- Franca mund të ashpërsojë qëndrimin e saj ndaj Izraelit, nëse ai vazhdon t’i bllokojë ndihmat humanitare për Rripin e Gazës, tha të premten presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Ai e përsëriti se Parisi është i përkushtuar ndaj zgjidhjes me dy shtete për ta zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez.
“Bllokada humanitare po krijon situatë të papërballueshme në terren”, tha Macron në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Singaporit, Lawrence Wong, në Singapor.
“Dhe, kështu, nëse nuk ka përgjigje të përshtatshme për situatën humanitare në orët dhe ditët në vijim, atëherë padyshim që do të duhet ta ashpërsojmë qëndrimin tonë të përbashkët”, shtoi Macron, duke theksuar se Franca mund ta shqyrtojë vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve izraelitë.
“Por, unë ende shpresoj se Qeveria izraelite do ta ndryshojë qëndrimin dhe përfundimisht do ta kemi një përgjigje humanitare”, shtoi ai.
Si rrjedhojë e trysnisë së shtuar ndërkombëtare, Izraeli i dha fund pjesërisht javën e kaluar një bllokade 11-javore të ndihmave për Gazën, duke lejuar një sasi të kufizuar ndihmash të hyjnë përmes një sistemi që është kritikuar bujshëm. Macron tha se Parisi është i përkushtuar të punojë për një zgjidhje politike dhe përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.
Qenia e një shteti palestinez “nuk është thjesht detyrim moral, por edhe domosdoshmëri politike”, u tha Macron gazetarëve në Singapor. Sipas diplomatëve dhe ekspertëve, Macron po anon drejt njohjes së një shteti palestinez - një hap që mund ta zemërojë Izraelin dhe t’i thellojë përçarjet në Perëndim.
Zyrtarët francezë po shqyrtojnë këtë hap në prag të një konference të Kombeve të Bashkuara, që Franca dhe Arabia Saudite do ta bashkorganizojnë nga 17 deri më 20 qershor, për t’i përcaktuar parametrat për rrugën drejt një shteti palestinez, duke garantuar njëkohësisht sigurinë e Izraelit.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur. Prej atëherë, lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 53.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL
emanuel macron
Bota
30 Maj 2025, 11:18
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është kërcënuar me jetë. Kjo nuk është hera e ...
Bota
30 Maj 2025, 10:42
M.B
Donald Trump
SHBA- Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara ka vendosur që tarifat e importit të vendosura nga presidenti amerikan Donal...
Bota
30 Maj 2025, 09:51
M.B
Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së
SHBA- Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombe...
Bota
30 Maj 2025, 08:58
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast t&e...
Bota
30 Maj 2025, 08:42
M.B
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Johann Wadephul dhe homologu i tij amerikan Marco Rubio gjatë takimit në State Department
GJERMANIA- N&...
Bota
30 Maj 2025, 08:21
M.B
Marco Rubio
SHBA- Qeveria e SHBApo e ashpërson qëndrimin ndaj studentëve të huaj dhe dëshiron të revokojë viza...
Bota
30 Maj 2025, 07:56
M.B
Donald Trump dhe Ayatollah Ali Khamene
SHBA- Rundi i pestë i bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara përfundoi n&eu...
Bota
30 Maj 2025, 07:31
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shkencëtarët besojnë se më në fund mund ta kenë gjetur përgjigjen dhe kjo tregon se mund t&eu...
Bota
30 Maj 2025, 07:06
M.B
Në foto është shpërthimi i vitit 1992
ALASKA- Zyrtarët kanë zbuluar një rritje të aktivitetit të tër...
Bota
29 Maj 2025, 21:48
N.F
Milanoviç
KROACI- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, të enjten mbajti një fjalim para studentëve të Univer...