Bota

Shpërthim në fabrikën ushtarake në Serbi, disa persona të plagosur

Mediat serbe shkruajnë se shpërthimi ka ndodhur në orën 07:30.

30 Maj 2025, 11:52 Nga M.B
Shpërthim në fabrikën ushtarake në Serbi, disa persona
Foto ilustruese

SERBI- Disa persona janë lënduar nga një shpërthim që ndodhi në orët e para të mëngjesit në repartin e kapsollave të fabrikës ushtarake “Krushik” në Valevë të Serbisë. Sipas informacioneve jozyrtare nga Spitali i Valevës, janë lënduar të paktën shtatë persona.

Mediat serbe shkruajnë se shpërthimi ka ndodhur në orën 07:30. Ky është edhe një incident tjetër në vargun e aksidenteve në këtë fabrikë. Incidenti i mëparshëm ndodhi më 3 gusht 2024, kur, sipas njoftimit të drejtuesve, tre persona u lënduan lehtë gjatë punës me kapsolla në repartin e minave.

Po paraditen e sotme fabrika ushtarak “Krushik” ka reaguar lidhur me incidentin duke thënë se një punonjës pësoi prerje dhe katër punonjës kishin simptoma të zhurmës në vesh.

“Këtë mëngjes rreth orës 7:40, gjatë aktiviteteve të rregullta të presimit të pentritit, amplifikatori i ndezjes në presën u aktivizua, duke shkaktuar që një punonjës të pësonte prerje dhe katër punonjës të kishin simptoma të zhurmës në vesh. Punëtorët u dërguan në spitalin e Valjevës për ndihmë dhe kontrolle të dëgjimit”, njoftoi “Krushik”.

 

 

serbia

Sondazh

Poll