Aktualitet

Helmimi me salmonelë në koshptin e Gramshit, AKU: Shkak vezët e kontaminuara

Ndërkohë që nga analizat e AKU-së, më parë rezuktoi se mishi i pulës dhe qumështi rezultuan negativ.

29 Maj 2025, 14:57 Nga I.A
Helmimi me salmonelë në koshptin e Gramshit, AKU: Shkak vezët e
Foto Ilustruese

TIRANË- Fëmijët në kopshtin në Gramsh raportohet se janë helmuar nga infeksioni bakterial salmonela. Sipas rezultateve të analizave vezët që fëmijët kanë konsumuar në kopsht kanë rezultuar të kontaminuara me salmonelë. Pas analizave që iu janë bërë mishit të pulës, qumështit dhe vezëve, këto të fundit kanë dalë pozitive.

Helmimi me salmonelë në koshptin e Gramshit, AKU: Shkak vezët e

Gjithashtu nga analizat e mëparshme të kryera në qumësht dhe mishin e pulës, rezultatet ishin negative. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka bërë me dije se nga analizat e kryera, nuk kanë rezultuar me përmbajtje salmonelë për të paktë dy produkte.

Helmimi me salmonelë në koshptin e Gramshit, AKU: Shkak vezët e

Helmimi i fëmijëve të kopshtit ka ndodhur më 20 Maj dhe ngjarja u mbajt e fshehur nga institucionet. Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme. ISHP kreu analizat për 79 persona të këtij kopshti, ku 17 prej tyre rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, 16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit.

veze me salmonele

Sondazh

Poll