29 Maj 2025, 22:55
Nga N.F
Parashqevi Simaku
TIRANË- Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku ka rrëfyër historinë e saj që nga hapat e parë në muzikë e deri te largimi jashtë vendit. Simaku në një intervistë për “Opinion” mes emocionesh tregoi se duetin e parë ia dhanë në vitin 1981. Ajo theksoi se këtë duet e pati me Hysni Zelën.
Simaku theksoi se publiku nuk e njihte. Ajo tregoi e dhe sfidat e një artisteje të re për tu veshur bukur për të performuar. Këngëtarja zbuloi disa emra të cilët e ndihmuan me garderobën.
“Në fillim të dhjetorit 1981, më japin një duet me Hysni Zelën. Një javë para na vjen urdhri që nuk do bëhej festivali se Mehmet Shehu vrau veten. Ishte një dramë e madhe, se ne në Kavajë nuk ishim politikanë. Ne vetëm Allahun njohim, kështu jam rritur. Dola, për fat të keq ose për fat të mirë, unë duhet të dubloja Irma Libohovën. Edhe publiku ishte pak i zymtë, me frikë. E duartrokitën këngën e Krajkës, ai ishte gjithmonë modern. Dola e dyta unë, këndova dhe më kthyen dy herë të përshëndetesha.
S’më njihnin fare! Xhaxhi Xhemali, byrazer i babës tim, nusja e tij Antigoneja nga Gjirokastra. Ajo ishte martuar me një fustan me lule dhe më dha fustanin e saj. Këpucët, më kanë çuar te garderoba e Operës e Baletit dhe kam veshur me gazeta këpucët llustrafinë të Edit Mihalit. Po ecja aty para se të më dilte emri. Vjen Alida Hysku e më tha hë mi mos ki frikë se shumë mirë do dalësh. Unë po dridhesha, në atë kohë edhe Vaçe Zela dridhej, më tregonte Krajka. Irma e pyet Agim Krajkën, i thotë pse s’më the se ajo është këngëtare shumë mirë.”
Publiku shqiptar u trondit dhjetorin e 2024 me mënyrën si Parashqevi Simaku “u rishfaq”. Ajo ishte e pastrehë, që jetonte me ndihma vullnetare në rrugët e News York. Pas disa peripecish, por edhe momenteve të shumëpritura për të, siç ishte takimi me djalin, ajo sot duket e qetë dhe në paqe me veten.
parashqevi simaku
Aktualitet
29 Maj 2025, 22:54
r.ll
parashqevi simaku
TIRANË- E izoluar nga lajmet lidhur me Shqipërinë apo familjen, artistja shqiptare ka jetuar nga koha e pandemisë der...
Aktualitet
29 Maj 2025, 22:51
r.ll
parashqevi simaku
TIRANË- Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. Në intervist&eu...
Aktualitet
29 Maj 2025, 22:42
N.F
Simaku
TIRANË- Këngëtarja e madhe, Parashqevi Simaku ka rrëfyer për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipë...
Aktualitet
29 Maj 2025, 21:33
Gjergj Erebara
Foto ilustruese
TIRANË- Ekonomia kombëtare e Shqipërisë ka performuar vazhdimisht nën potencialin e rritjes të...
Aktualitet
29 Maj 2025, 21:23
N.F
Foto
ELBASAN- Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi sesi Arben Kotollaku, polic rrugor dhe vëllai i ...
Aktualitet
29 Maj 2025, 21:07
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një drejtësi që nuk ecën, një shtet që hesht, dhe një nënë që për t&eum...
Aktualitet
29 Maj 2025, 20:59
r.ll
namira koka
DURRËS- Në mes të dhimbjes dhe traumës së humbjes, një nënë e moshuar gjendet sot përballë nj...
Aktualitet
29 Maj 2025, 21:00
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Fiks Fare vijoi të ndjekë një problematikën e mbetjeve të shumta që kanë pushtua...
Aktualitet
29 Maj 2025, 20:56
r.ll
namira koka
DURRËS- E moshuara Namira Koka tregon se djali i saj Halili i vrarë pabesisht 14 shkurtin e vitit të kaluar pranë banes&eum...
Aktualitet
29 Maj 2025, 20:51
r.ll
nena
DURRËS- Më 14 shkurt 2024, një krim i rëndë tronditi lagjen nr. 18 në Durrës. Një 46-vjeçar, Halil Kok...