Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si parashikohet moti për sot

Parashikohet që deri vonë në mbrëmje, vendi të mbetet me vranësira dhe shira, ku në zonat veriore, zonat qëndrore dhe pjesërisht në juglindje të territorit do të jenë në formë shtrëngate.

30 Maj 2025, 07:03 Nga M.B
Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si
Foto ilustruese

TIRANA- Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre, duke gjeneruar rebeshe shiu, më të dukshme në zonat veriore dhe qëndrore.

Parashikohet që deri vonë në mbrëmje, vendi të mbetet me vranësira dhe shira, ku në zonat veriore, zonat qëndrore dhe pjesërisht në juglindje të territorit do të jenë në formë shtrëngate. Natën vonë pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi verior, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C,

në vendet e ulëta: 12 / 21 °C,

në vendet malore: 7 / 17 °C.

moti

Sondazh

Poll