Aktualitet

"Udhëtova drejt Italisë me pasaportë të blerë kalabreze," Parashqevi Simaku tregon si u largua nga Shqipëria: Unë flisja italisht, dukesha si italiane!

Ajo theksoi se shkoi në ambasadën italiane me një mike të saj ku më pas e ndihmoi ambasadori italian. Simaku theksoi se amabasadori e njihte atë dhe se ai kontaktoi me Dash Dervishin. 

29 Maj 2025, 22:42 Nga N.F
"Udhëtova drejt Italisë me pasaportë të blerë
Simaku

TIRANË- Këngëtarja e madhe, Parashqevi Simaku ka rrëfyer për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipëria. Simaku në një intervistë për “Opinion” u shpreh se fillimisht udhëtoi drejt Italisë, me një pasaportë të blerë.

Ajo theksoi se shkoi në ambasadën italiane me një mike të saj ku më pas e ndihmoi ambasadori italian. Simaku theksoi se amabasadori e njihte atë dhe se ai kontaktoi me Dash Dervishin. 

“Nëna ime më tha, do shkoj të shoh vëllain tim në Itali, që ishte një nga këto refugjatët. Qante gjithmonë, aman tha se ti je shumë e njohur. Me mikeshën time shkova në ambasadë. Ai ambasadori italian më kishte parë gjithmonë në këto mbrëmjet që bënte partia për Krishtlindje dhe më mbante mend. I thashë të lutem…Po ti je Parashqevia, tha! Mos ki merak tha, se do e marr Dash Dervishin në telefon. Do bësh gati guest room, se isha edhe e varfër.

S’kisha asnjë lekë! Dhuratë e kisha, më sollën atë makinën diplomatike. Vjen një burrë e grua nga Neë York-u, dhe ata donin që të argëtoheshin, të hapnin muzikë në Neë York. Ishin nga Dibra e Maqedonisë, burrë e grua. Erdhën dhe më blenë një pasaportë. Ishte pasaportë e blerë, kalabreze. Victoria Marini! Unë flisja italisht, dukesha si italiane”, rrëfeu Simaku.

Sipas saj ajo mbërriti në New York të Shteteve të Bashkuara më 9 mars 1992. Këngëtarja shtoi se shqiptarët e donin shumë.

“U shokova kur erdha. Gjëja e parë thoja është pse është qielli kaq i lartë, në Shqipëri ato retë i kemi si kapele. Më dukej sikur kisha shkuar në një botë tjetër. Shqiptarët këtu më donin shumë,” tha ajo teksa shtoi se në atë kohë fitonte shumë me muzikën.

"Për ne ishte përrallë!,” shtoi ajo.

parashqevi simaku

Sondazh

Poll