Bota

Qeveria gjermane po shqyrton një taksë prej 10% për platformat dixhitale amerikane

Ai theksoi se e konsiderojnë normën tatimore prej 10% si të moderuar dhe të ligjshme.

29 Maj 2025, 20:28 Nga N.F
Qeveria gjermane po shqyrton një taksë prej 10% për platformat
Foto

GJERMANI- Ministria e Kulturës e Gjermanisë po punon për një projektligj që do të vendosë një taksë prej 10% mbi platformat e mëdha dixhitale. Ministri i Kulturës, Wolfram Weimer në një intervistë me revistën Stern u shpreh se projektligji ka të bëjë me platformat e mëdha dixhitale amerikane, të tilla si Alphabet/Google dhe Meta. Ai theksoi se e konsiderojnë normën tatimore prej 10% si të moderuar dhe të ligjshme.

"Para së gjithash, ftova menaxhmentin e Google dhe përfaqësues të rëndësishëm të industrisë për bisedime me qëllim shqyrtimin e zgjidhjeve alternative, siç janë angazhimet vullnetare", tha Weimer, i cili është anëtar i CDU-së së Kancelarit Friedrich Merz.

"Në të njëjtën kohë, ne po përgatisim një projektligj," shtoi ai.

Ministri shtoi se projektligji është në përputhje me një taksë të ngjashme që është tashmë në fuqi në Austri. Në maj, Komisioni Evropian paraqiti një propozim të ngjashëm për të mbledhur fondet e nevojshme për të shlyer borxhin prej 350 miliardë eurosh pas pandemisë, të cilin Gjermania e kishte kundërshtuar në atë kohë.

 

gjermani

Sondazh

Poll