29 Maj 2025, 20:31
Nga r.ll
takimi
SHKUP- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar në Uashington me ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, me të cilin ka biseduar për raportet dypalëshe dhe tregtinë.
Takimi, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, vuri në pah “raportin e fortë mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe theksoi interesat e përbashkët në stabilitetin rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe NATO”.
DASH tha po ashtu se dy kryediplomatët kanë biseduar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik përfshirë “tregtinë dhe investimet”.
Ndërkaq, Mucunski tha se në takimin në Uashington me Rubion u konfirmua bashkëpunimi mes dy shteteve, që sipas tij, është i bazuar mbi vlera të përbashkëta, “interesa politike dhe miqësi të kamotshme”.
“Shpreha përkushtimin e Qeverisë maqedonase për të avancuar dialogun politik me SHBA-në, si dhe përkushtimin konkret për të institucionalizuar partneritetin strategjik përmes zbatimit të Planit të përbashkët të Veprimit”, shkroi ai në Facebook.
Uashingtoni dhe Shkupi më 2022 thelluan raportet me nisjen e dialogut strategjik, që fokusohet në thellimin e partneritetit dypalësh.
Mucunski tha se gjatë takimit me Rubion është kanë biseduar edhe për raportet tregtare dhe uljen e tarifave, por edhe “nisjen e procesit të nënshkrimit të një marrëveshjeje për tregti të lirë”.
Maqedonia e Veriut ishte në mesin e shteteve që u goditën nga tarifa bazë prej 10 për qind dhe me një tarifë shtesë prej 33 për qind për importet maqedonase. Trump shpalli këto tarifa në prill të këtij viti.
“Në këtë drejtim, theksova gatishmërinë e Qeverisë maqedonase për të promovuar bashkëpunim ekonomik, tërheqjen e investimeve amerikane dhe rritjen e pranisë të kompanive amerikane në shtetin tonë”, tha ai.
SHBA-ja kërkon që të arrijë marrëveshje të posaçme për tregtinë e lirë me shtetet që kanë suficit tregtar me Uashingtonin./REL
marco rubio timco mucunski
Bota
29 Maj 2025, 20:00
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ka pranuar propozimin e të dërguarit të SHBA-së në Lin...
Bota
29 Maj 2025, 19:44
N.F
Haribo
HOLANDË- Disa persona në Holandë raportuan se ndiheshin të marramendur dhe të sëmurë pasi hëngrën ...
Bota
29 Maj 2025, 19:35
r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Ministrja i Punës dhe Shëndetësisë në Francë shprehu qëllimin e qeverisë franceze...
Bota
29 Maj 2025, 18:26
r.ll
foto ilustruese
TEL AVIV- Izraeli këtë javë ka miratuar një nga zgjerimet më të mëdha të vendbanimeve hebraike...
Bota
29 Maj 2025, 17:43
N.F
Foto
ALASKË- Një varkë me trupa njerëzish është gjetur në brigjet e Alaskës. Raportohet se anija u zhduk nj&eu...
Bota
29 Maj 2025, 17:31
N.F
Von der Leyen
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz falënderoi von der Leyen-in për ofrimin e një "zëri evropian" për bot&eu...
Bota
29 Maj 2025, 17:32
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht de...
Bota
29 Maj 2025, 17:14
r.ll
foto ilustruese
BOSNJE HERCEGOVINE- Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës më 29 maj anuloi ligjet për regjistrin e posaç...
Bota
29 Maj 2025, 16:42
Faisal Islam
donald trump
SHBA- "Kujdes nga gjykatat", ishte mesazhi që tha një diplomat me lidhje të mira në Uashington DC muajin e kaluar, mes epi...
Bota
29 Maj 2025, 16:18
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë refuzuar propozimin e Ukrainës për të formuar një ekip të ...