29 Maj 2025, 19:35
Nga r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Ministrja i Punës dhe Shëndetësisë në Francë shprehu qëllimin e qeverisë franceze për të zgjeruar listën e vendeve publike ku pirja e duhanit do të ndalohet nga 1 korriku.
Në deklaratat për gazetën rajonale Ouest-France, Catherine Vautran theksoi se "atje ku ka fëmijë, pirja e duhanit duhet të zhduket". Ministrja fillimisht theksoi se pirja e duhanit ka një kosto të madhe për shëndetin publik.
"Çdo vit, një në dhjetë vdekje lidhet me pirjen e duhanit. Pirja e duhanit vret 75,000 njerëz në Francë. Kjo do të thotë më shumë se 200 vdekje në ditë. Është shkaku kryesor i vdekjes së parandalueshme", shpjegoi ajo.
Më tej shtoi se qeveria dëshiron të mbrojë francezët nga rreziku, duke filluar me më të prekshmit, përkatësisht fëmijët.
"Nga 1 korriku, plazhet, parqet dhe kopshtet publike, mjediset shkollore, stacionet e autobusëve dhe objektet sportive në të gjithë Francën do të jenë zona të ndaluara për duhan. Pirja e duhanit do të ndalohet për të mbrojtur fëmijët tanë", tha ajo.
BFMTV raporton se detajet e sakta të dekretit po përpunohen nga Këshilli i Shtetit, në veçanti zona e përjashtimit përreth shkollave. Qëllimi i Autoriteteve është që prindërit të mos pinë duhan pranë shkollës ndërsa presin fëmijët e tyre, por edhe që nxënësit të mos pinë duhan pranë shkollave. Cigaret elektronike janë të përjashtuara nga masat e reja, megjithëse qeveria franceze po punon për masa specifike për to.
france pirja e duhanit
Bota
29 Maj 2025, 18:26
r.ll
foto ilustruese
TEL AVIV- Izraeli këtë javë ka miratuar një nga zgjerimet më të mëdha të vendbanimeve hebraike...
Bota
29 Maj 2025, 17:43
N.F
Foto
ALASKË- Një varkë me trupa njerëzish është gjetur në brigjet e Alaskës. Raportohet se anija u zhduk nj&eu...
Bota
29 Maj 2025, 17:31
N.F
Von der Leyen
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz falënderoi von der Leyen-in për ofrimin e një "zëri evropian" për bot&eu...
Bota
29 Maj 2025, 17:32
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht de...
Bota
29 Maj 2025, 17:14
r.ll
foto ilustruese
BOSNJE HERCEGOVINE- Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës më 29 maj anuloi ligjet për regjistrin e posaç...
Bota
29 Maj 2025, 16:42
Faisal Islam
donald trump
SHBA- "Kujdes nga gjykatat", ishte mesazhi që tha një diplomat me lidhje të mira në Uashington DC muajin e kaluar, mes epi...
Bota
29 Maj 2025, 16:18
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë refuzuar propozimin e Ukrainës për të formuar një ekip të ...
Bota
29 Maj 2025, 16:12
r.ll
putin, trump
SHBA- Sulmet ruse ndaj Ukrainës po përshkallëzohen dita ditës, ndërsa presioni i brendshëm mbi presidentin ...
Bota
29 Maj 2025, 15:36
N.F
Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka sqaruar deklaratën e të bërë disa ditë më parë se ai nuk &e...
Bota
29 Maj 2025, 15:00
E. D
nena me vajzen
AFRIKA E JUGUT- Një nënë nga Afrika e Jugut dhe dy bashkëpunëtorë të saj u dënuan me burgim&nb...