Bota

Ekzekutimi i Andriy Portnov/ Spanja refuzon propozimin e Ukrainës për hetim të përbashkët për vrasjen e bashkëpunëtorit të ngushtë të ish-presidentit Janukoviç

Sipas të njëjtit raport, Spanja ende nuk ia ka dorëzuar trupin e Andriy Portnov autoriteteve ukrainase, me vlerësime që tregojnë transferimin e tij të mundshëm në fillim të javës së ardhshme.

29 Maj 2025, 16:18 Nga N.F
Ekzekutimi i Andriy Portnov/ Spanja refuzon propozimin e Ukrainës për
Pamje nga vendi i ngjarjes

SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë refuzuar propozimin e Ukrainës për të formuar një ekip të përbashkët hetimor në lidhje me vrasjen e Andriy Portnov, një zyrtar i ngushtë me regjimin e ish-presidentit pro-rus Viktor Janukoviç. Portnov u vra në Madrid, ngjarje që ka ngjallur interes të madh dhe pasoja politike, si në Ukrainë ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

Sipas një raporti të Ukrainska Pravda, autoritetet spanjolle refuzuan propozimin ukrainas për të ngritur një ekip të përbashkët hetimor, megjithatë pa përjashtuar mundësinë e përfshirjes së shërbimeve sekrete ukrainase në këtë rast.

Burime të gazetës ukrainase përmendën dy arsye kryesore pse Kievi donte të ngrinte një ekip të përbashkët me autoritetet spanjolle. E para kishte të bënte me aksesin në prova kritike – duke përfshirë telefonat dhe pajisjet elektronike të Portnovit – të cilat mund të përmbajnë informacione të ndjeshme. Arsyeja e dytë thuhet se është dëshira e qarqeve të caktuara në udhëheqjen ukrainase, dhe veçanërisht e Oleh Tatarov, një figurë kyçe në koordinimin e autoriteteve ligjzbatuese ukrainase, për të përshpejtuar procesin dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet e vrasjes.

Sipas të njëjtit raport, Spanja ende nuk ia ka dorëzuar trupin e Andriy Portnov autoriteteve ukrainase, me vlerësime që tregojnë transferimin e tij të mundshëm në fillim të javës së ardhshme. Ky mohim përforcon dyshimet se Spanja ka rezerva në lidhje me përfshirjen e autoriteteve ukrainase në këtë rast, ose të paktën dëshiron të ruajë kontrollin e plotë të hetimit.Rasti ka shkaktuar trazira politike në Kiev, pasi Portnov konsiderohej një person me ndikim dhe lidhje të forta si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

spanje vrasja e andriy portnov

Sondazh

Poll