Aktualitet

Posedonte dy armë zjarri pa leje/ Arrestohet 64-vjeçari në Maliq, sekuestrohen një kallashnikov dhe një pushkë (EMRI)

I arrestuari është identifikuar si Jonus Dushku.

29 Maj 2025, 16:27 Nga N.F
Posedonte dy armë zjarri pa leje/ Arrestohet 64-vjeçari në
Armet

MALIQ- Një 64-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia në Maliq. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi posedonte 2 armë zjarri, një kallashnikov dhe pushkë. I arrestuari është identifikuar si Jonus Dushku.

Policia bën me dije se ka sekuestruar 2 armët e zjarrit në cilësinë e provës materiale. Dushku akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar operacionin e koduar “Kolaneci”.

Gjatë kontrollit në ambientet afër banesës së shtetasit J. D., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik dhe 1 armë zjarri pushkë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi J. D., 64 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

arrestim per armembajtje paleje

Sondazh

Poll